Sport

“Nuk jemi ne që kemi skllavëruar futbollin, por qeveria ne”, pas përfundimit të mbledhjes Koço Kokëdhima i ashpër ndaj Ramës: Nuk i kemi marrë lirinë askujt

Në përfundimin e mbledhjes i vetmi nga person që foli për mediat ishte presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima
Featured image of article: “Nuk jemi ne që kemi skllavëruar futbollin, por qeveria ne”, pas përfundimit të mbledhjes Koço Kokëdhima i ashpër ndaj Ramës: Nuk i kemi marrë lirinë askujt Koço Kokëdhima dhe Edi Rama

TIRANË– Presidentët e Kategorisë Superiore në mbledhjen e radhës të Ligës Profesioniste të mbajtur këtë të shtunë, dolën sërish me një qëndrim unanim sa i përket kërkesave të tyre,futboll nuk do të luhet deri në momentin që qeveria të plotësojë katër kushtet e tyre. Në përfundimin e mbledhjes i vetmi nga person që foli për mediat ishte presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima.

Padyshim që numri një i fierakëve i ktheu një përgjigje të ashpër kryeministrit Edi Rama, i cili dy ditë më parë reagoi për vendimin e klubeve të Superiores për të shtyrë kampionatin elitar të futbollit në vend. “Teatri me futbollistë skllevër duhet të mbarojë”, deklaroi kreu i qeverisë mes të tjerash, ndërkohë presidenti i Apolonisë ka mendim ndryshe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Për cilin koment e keni fjalën, për atë të skllavërimit që i bëjmë ne futbollit? Ne nuk jemi skllavopronarë, ne nuk kemi skllavëruar askënd. Nuk i kemi marrë lirinë askujt, ne nuk kemi shfrytëzuar askënd.Ne jemi të shfrytëzuarit, ne jemi të vetmit kontribuues dhe ato buxhetet e varfra të provincave që mbajnë futbollin gjallë prej 30 vitesh. Vetëm qeveritë e këtij vendi kanë skllavëruar popullin tonë, ne nuk kemi skllavëruar askënd”. Kokëdhima,Refik Halili dhe Gazmend Demi do të jenë në grupin e punës së Ligës Profesioniste, në takimin që pritet të mbahet brenda 10 ditëve të ardhshme.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment