Politike

“Nuk je burrë, do të të hedh nga kulla”, Balluku komenton bisedat e kontrollorëve: Janë fakte por më vjen keq që u bënë publike, ka rrjedhur informacioni

Sipas ministres Balluku, kjo tregon se kjo çështje ka pasur shumë interes dhe se ka pasur rrjedhje informacioni duke shpërndarë biseda të kontrollorëve.
Featured image of article: “Nuk je burrë, do të të hedh nga kulla”, Balluku komenton bisedat e kontrollorëve: Janë fakte por më vjen keq që u bënë publike, ka rrjedhur informacioni Belinda Balluku

TIRANË– Ministrja Belinda Balluku ka kometnuar faktin që në të gjitha mediat sot janë publikuar përgjime nga bisedat e shkëmbyera mes kontrollorëve që u ngritën në protest në bllokuar trafikun ajror. E ftuar në “Radar”, Balluku tha se ato mesazhe janë fakte, por që nuk i vjen mirë që janë bërë publike.

Sipas ministres Balluku, kjo tregon se kjo çështje ka pasur shumë interes dhe se ka pasur rrjedhje informacioni duke shpërndarë biseda të kontrollorëve.

“Ka edhe fakte që ndihem keq që janë bërë publike. Fakti që janë duke dalë mesazhet mes tyre është gabim shumë i madh. Ka interes të madh ndaj ka edhe këtë lloj rrjedhje nuk shoh etikë në mes dhe është gabim,”- tha Balluku.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Sot janë publikuar shumë biseda të bëra mes kontrollorëve. Një prej tyre tregonte se si e kishte larguar përgjgjësen e turnit që është vënë në pranga, Flora Ndreca, nga kulla. Madje ai i kitshte thënë se nëse ajo nuk dilte, ai do ta hidhte poshtë. Sipas kontrollorit, kjo gjë kishte ardhur pasi Ndreca i kishte thënë se nuk ishte burrë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment