BotaShowbiz

“Nuk jam këshilltar i mirë martese”/ Letrat private zbulojnë marrëdhënien e Princeshë Dianës me Princin Philip

Letrat dërgoheshin në periudhën kur princeshë Diana kishte marrëdhënien e krisur me djalin e princit Philip.
Featured image of article: “Nuk jam këshilltar i mirë martese”/ Letrat private zbulojnë marrëdhënien e Princeshë Dianës me Princin Philip Princeshe Diana dhe Princi Philip

BRITANI– Princeshë Diana duket se ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me Princin Philip, i cili ndërroi jetë një javë më parë.

24 vite pasi Philip u dha forcë nipave të tij teksa ata qanin në furneralin e Dianës në 1997, Princi Harry dhe Princi William ka të ngjarë t’ia kthejnë nderin duke ecur pas arkivolit të Philip gjatë ceremonisë brenda Windsor Castle këtë të shtunë.

Princesha Diana dhe Princi Philip, dikur shkëmbyen letra emocionuese ndërsa martesa e saj me Princin Charles po shkatërrohej. 

Letrat dërgoheshin në periudhën kur princeshë Diana kishte marrëdhënien e krisur me djalin e princit Philip.

Sipas mediave të huaja, Diana i referohet Philip si “I dashur baba” në letrat rreth vitit 1992 dhe duka ofron ndihmë për t’u përpjekur për të rregulluar problemet e saj martesore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse më ftojnë, unë gjithmonë do të bëj çmos për t’ju ndihmuar ju dhe Charles me sa kam mundësi, por jam mjaft i gatshëm të pranoj se nuk kam talente si këshilltar martese !!!”, shkruante Philip asokohe.

Veçanërisht u preka nga letra juaj më e fundit, e cila më provoi, nëse nuk e dija tashmë, që ju me të vërtetë kujdeseni,” u përgjigj Diana. “Ju jeni shumë modest në lidhje me aftësitë tuaja për udhëzime në martesë dhe nuk jam dakord me ju.

Princi Philip ndërroi jetë më 9 prill dhe pritet të përcillet nesër për në banesën e fundit.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment