Rajoni

“S’jam aq i talentuar”/ Habit Vuçiç, lexon shqip dhe ‘ngacmon’ gazetarin, salla shpërthen në të qeshura (VD)

Vuçiç lexon në shqip dokumentin për zgjedhjet në Kosovë. Nuk ndalet me batutat.
Featured image of article: “S’jam aq i talentuar”/ Habit Vuçiç, lexon shqip dhe ‘ngacmon’ gazetarin, salla shpërthen në të qeshura (VD) Aleksandër Vuçiç

Serbi– Habit Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Gjatë një takimi sot me kandidatët e Listës Serbe në Beograd ka lexuar në gjuhën shqipe.

Ai ka lexuar disa dokumente  të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës teksa shprehet: “Lista e kandidatëve të subjekteve politike” .

Por nuk është ndalur me kaq. Ai pyet gazetarin shqiptar Idro Seferi, i cili ndodhej në konferencën për shtyp, nëse i kishte thënë mirë ato që lexoi.

“Seferi, a i thash mirë? A e sheh?! Nëse ti mundesh të flasësh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj. Por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiq apo Rada Trajkoviç”, tha presidenti serb, duke shkaktuar edhe të qeshura mes të pranishmëve.

Sot Kosova është në heshtje zgjedhore. Ditën e nesërme në datë 6 tetor pritet të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, ku qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimeve për të votuar kandidatët e tyre të preferuar për deputetë si dhe njërin ka kandidatët për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Sondazhet kanë nxjerrë si fituese LDK-në me 32%, ndërsa të dytën në garë Lëvizjen Vetëvendosje me 28%. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Shto Koment