Rajoni

Nuk ishte hera e parë! Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës: Xhandarët serbë futen prej 20 vitesh në Kosovë, të merren masa

Surdulli tha se veprime të tilla të xhandarmërisë serbe po vazhdojnë tash e 20 vjet pas çlirimit të Kosovës. 
Featured image of article: Nuk ishte hera e parë! Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës: Xhandarët serbë futen prej 20 vitesh në Kosovë, të merren masa

KOSOVË– Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebbook, ka reaguar pas raportimeve për hyrjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, saktësisht në Karaçevë të Kamenicës.

Surdulli tha se veprime të tilla të xhandarmërisë serbe po vazhdojnë tash e 20 vjet pas çlirimit të Kosovës. 

“Informatë Për KFOR-in. Institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, Mediat dhe opinionin publik. Sot, më 07.08.2020, rreth ores 18,05 një kolonë e ushtrisë së Serbisë të shoqëruar me disa qenë përsëri erdhën nga mali e anës së Serbisë kaluan nëpër rrugën e lagjës tonë të Bernjashëve dhe ranë teposht ende më fellë të territorit të Republikës së Kosovës. Ky veprim i hyrjes së ushtrisë serbe ne këtë pjesë të territorit të Kosovës me keqardhje po vazhdon edhe pas 20 viteve të çlirimit jo të plotë të Kosovës. Apelojmë te KFOR-i si dhe institucionet e Kosovës të marrin masa adekuate që mos të përsëriten këto veprime të ushtrisë serbe, sepse ka ndikuar dhe po ndikon përveç në shqetësimin po ashtu edhe në shpërnguljen e qytetarëve të zonës kufitare të Karaçevës,”- shkruan Surdulli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu, edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar lidhur me këtë çështje ku ka thënë se paramilitarët serbë terrorizuan qytetarët e Kamenicës.

Më herët, Adhurim Krasniqi publikoi videon nga kamerat e sigurisë së restorantit të tij që kishin kapur xhandarët serb. Ai i bëri thirrje shtetit të reagonin, ndryshe do të merrnin vetë masat për t;u kundërpërgjigjur. Ndërsa Policia e Kosovë u shpreh se përgjegjësinë për sigurinë në kufi e ka struktura KFOR.

(F.M/DOSJA.AL)

Shto Koment