Showbiz

‘Nuk ishte e lehtë’, Bledi Strakosha fiton betejën kundër Covid-19, moderatori: Rezultoj negativ në të gjitha kontrollet

FOTO
Pas disa ditësh betejë me virusin, moderatori i njohur jep lajmin se e ka mundur Covid-19.
Featured image of article: ‘Nuk ishte e lehtë’, Bledi Strakosha fiton betejën kundër Covid-19, moderatori: Rezultoj negativ në të gjitha kontrollet Bledi Strakosha

TIRANE– Moderatori Bledi Strakosha është një nga personazhet e njohur të ekranit që rezultoi pozitiv me COVID-19.

Një javë më parë Bledi zbuloi se testi i tij kishte dalë pozitiv për Covid-19, e duke qënë në atë gjendje bëri thirrje për respektimin e masave dhe i kërkoi ndjekësve të bënin kujdes për shëndetin e tyre.

Mirëpo duket se pas disa ditësh betejë me virusin, moderatori i njohur jep lajmin se e ka mundur Covid-19.

Ai thotë se ka rezultuar negativ në të gjitha kontrollet që ka bërë, ndërkohë që tregon se përballja me virusin nuk ishte e lehtë, por gjithsesi më pas e vështirë se e atyre që janë shtruar në spitale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
postimi i Bledi Strakosha

Moderatori nuk harron të falenderojë të gjithë ata që u kujdesën për të gjatë kësaj periudhe dhe përsërit thirrjen për kujdes:

“Virusi do bëjë të vetën, por edhe ne duhet të bëjmë tonën.”

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment