Aktualitet

Nuk ishte aksident! 60-vjeçari e përplasi qëllimisht për vdekje Mark Gjetën në Mirditë, kishin konflikte prej një viti pas punës në një ndërmarrje

Të dy, kishin punuar në një ndërmarrje dhe sot janë përplasur sërish. Në konflikt e sipër, Gega ka marrë makinën dhe ka përplasur Gjetën, për pasojë, ky i fundit ka mbetur i vdekur në vend.
Featured image of article: Nuk ishte aksident! 60-vjeçari e përplasi qëllimisht për vdekje Mark Gjetën në Mirditë, kishin konflikte prej një viti pas punës në një ndërmarrje Foto Ilustruese

MIRDITË– Ngjarja e rëndë, e raportuar si një aksident ditën e sotme në Mirditë, nuk është aspak e tillë. Dosja.al ka mësuar se 60-vjeçari Mhill Gega, ka marrë makinën për ta përplasur qëllimisht 68-vjeçarin, Mark Gjeta, pasi kishin konflikte prej një viti.

Të dy, kishin punuar në një ndërmarrje dhe sot janë përplasur sërish. Në konflikt e sipër, Gega ka marrë makinën dhe ka përplasur Gjetën, për pasojë, ky i fundit ka mbetur i vdekur në vend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dyshja ishin shoqëruar shumë herë në polici, për shkak të konflikteve që kishin, por ngjarja e sotme, u raportua si një aksident. Tashmë Gega është në pranga dhe do të përballet me drejtësinë pas aksidentit të shkaktuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment