Politike

‘Ku ishe, në gjumë?’/ Nuk ia hapi Ramës me të parën, qytetari e merr mbrapsht: Dua të dal në malet e Sarandës. Kryeministri: Ça thua ti mo?

VIDEO
Teksa Rama formoi një prej numrave, qytetari që kishte bërë ankesën nuk ia hapi telefonin duke e rimarrë vetë disa minuta më pas. 
Featured image of article: ‘Ku ishe, në gjumë?’/ Nuk ia hapi Ramës me të parën, qytetari e merr mbrapsht: Dua të dal në malet e Sarandës. Kryeministri: Ça thua ti mo? Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me telefonatat ndaj qytetarëve që kanë lënë ankesat e tyre në portalin e kryeministrisë. Teksa Rama formoi një prej numrave, qytetari që kishte bërë ankesën nuk ia hapi telefonin duke e rimarrë vetë disa minuta më pas. 

Ai i kërkoi Ramës që të dilte nga shtëpia pasi kishte nevojë që të punonte, kërkesë e cila iu mohuar nga kreu i qeverisë.

BISEDA:

Edi Rama: Kush i bie këtij telefoni? Kush je vëlla? A! Të mora qëpari, ishte në gjumë?

Qytetari: Jo, jam isha në shtëpi

Edi Rama: Çfarë problemi ke?

Qytetari: Kam punuar në të zezë,më është bllokuar puna dhe dua të qarkulloj. Dua të lëviz nga Saranda andej nga malet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edi Rama: Ça malesh thua? Sot është koha për të ndenjur në shtëpi, ti thua në male.

Qytetari: Po ndonjë lekë nëpër duar

Edi Rama: Është kohë rezistence, kur të rregullohet gjithçka do punosh prapë.

Qytetari: Po dritat?

Edi Rama: O shoku im, dritat janë mall. Po e konsumove, do i paguash dhe kaq se ndryshe biem të gjithë në humnerë. Ne do t’ju ndihmojmë. Lekë në dorë s’ka do të ndihmojmë sa për të ekzistuar, për të mbajtur frymën.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment