Showbiz

Nuk i del e keqja! Rudina Dembacaj thumbon hapur Agron Llakajn: Këmbëngula që Romeo të ishte në Al-Pazar, ai s’e donte

Rudina është pyetur se nëse do të kishte një emision të quajtur “Dyshat”, me cilin nga binjakët Veshaj do të bashkëpunonte. Ajo i ka hedhur thumbin Agron Llakajt.
Featured image of article: Nuk i del e keqja! Rudina Dembacaj thumbon hapur Agron Llakajn: Këmbëngula që Romeo të ishte në Al-Pazar, ai s’e donte Agron Llakaj dhe Rudina Dembacaj

TIRANË– Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj ishte e ftuara e kësaj jave e në emisionin “Lart e Poshtë”. 

Gjatë një loje të zhvilluar në studio, Rudina është pyetur se nëse do të kishte një emision të quajtur “Dyshat”, me cilin nga binjakët Veshaj do të bashkëpunonte. 

“Unë kam këmbëngulur që Romeo të jetë pjesë e Al-Pazar sepse Agron Llakaj ishte shumë skeptic dhe nuk e donte. Dhe sigurisht që me Romeon sepse Donaldin e njoh më pak! Por ata janë të dy çuna të jashtëzakonshëm!”

Më tej, e pyetur se pse aktorja nuk është ftuar për intervistë në emisionin veror të çunave, “Treshat”, Rudina u shpreh: “Po nuk e di, ndoshta kur t’i heqi Llakaj nga puna!”.

Rudina dhe binjkët kanë qënë kolegë në emisonin e humorit Al-Pazar të drejtuar nga aktori Agron Llakaj.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment