Politike

Nuk i del e keqja! Pasi i kërkoi të ‘zhdukej’, Rama kritikon punën e Dritan Lelit: Ta mbarojmë Lungomaren, se të presësh të vdekurit e Bashkisë…

Rama kërkoi që puna të vijonte dhe të mbarojë sa më parë pasi nuk mund të presin të vdekurit e Bashkisë.
Featured image of article: Nuk i del e keqja! Pasi i kërkoi të ‘zhdukej’, Rama kritikon punën e Dritan Lelit: Ta mbarojmë Lungomaren, se të presësh të vdekurit e Bashkisë… Edi Rama

VLORË– Ecja në Lungomare 2 në Vlorë e Ramës e vështirësoi dëgjimin e bisedës së tij me inxhinerin, për shkak të erës që frynte. Mirëpo, ‘thumbi’ ndaj Bashkisë së Vlorës u dëgjua teksa këshillonte inxhinierin. Rama kërkoi që puna të vijonte dhe të mbarojë sa më parë pasi nuk mund të presin të vdekurit e Bashkisë.

Ta bëjmë ta mbarojmë, se të presësh të vdekurit e Bashkisë është… ”, tha në fund të inspektimit Rama teksa inxhinieri po i shpjegonte ecurinë e punimeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çfarë ka ndodhur mes Ramës dhe Lelit?

Dritan Leli nuk pranoi që të hiqte dorë nga mandati si kryetar bashkie, për tu angazhuar në fushatë si kandidat për deputetë, ndaj kjo bëri që Rama të dërgonte letër Asamblesë së PS në Vlorë, duke shkruar që të mos e pranonin Lelin në fushatë. Pasi Leli refuzoi dorëheqjen, kryesocialisti i dërgoi një mesazh në celular ku shkruhej: Zhduku nga bashkia, mos të të shoh më. Ky ultimatum nuk mori një përgjigje nga Leli, i cili zgjodhi të fikte telefonin dhe të mos i përgjigjej Ramës.

(a.b)/dosja.al

Një Koment në “Nuk i del e keqja! Pasi i kërkoi të ‘zhdukej’, Rama kritikon punën e Dritan Lelit: Ta mbarojmë Lungomaren, se të presësh të vdekurit e Bashkisë…

  1. po mire mo si ka mundesi km qe jep mendje per gjithcka … turp ja kaloi dhe enverit.. pastaj vetem buzkuq do ver ky njeri kudo?? hidhen leket e shtetit ku do ai se i duket bukur?? si nuk e pame ne nje veper prodhimi?

Shto Koment