
TIRANË– Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ditën e djeshme ka akuzuar Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, se po zvarrit procesin e Vetingut. Manja, gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve u shpreh se gjatë dy viteve KPA ka marrë vetëm 70 vendime ose më pak se tre vendime në muaj. Po ashtu, Manja ka thënë marrja e 2.9 vendimevë në muaja nuk është mungesa e 6 apo 9 këshilltarëve që ka prodhuar këtë rendiment në punën e organeve të Vetingut.
Ne do ta kalojmë këtë projektvendim, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të heshtim për punën e këtyre institucioneve. Në dy vjet kanë marrë 2.9 vendim në muaj. Nuk besoj se është mungesa e 6 apo 9 këshilltarëve që ka prodhuar këtë rendiment në punën e organeve të Vetingut. Në dy vite janë 140 apelime në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Janë dhënë 70 vendime, i bie gati 2.9 vendime në muaj. Unë uroj që me këtë shtesë në strukturë të rritet volumi i punës së KPA në drejtim të vendimmarrjes. Të mos harrojmë se janë lekë që paguhen nga taksat e shqiptarëve. Dhe siç kemi të drejtën për të kërkuar mbështetjen e buxhetore për punonjës, e njëjta llogaridhënie duhet të jetë edhe për detyrat që keni marrë përsipër”, tha Manja.
Ndërkohë, Deputeti Bashkim Fino kundërshtoi kërkesën e organeve të Vetingut për ndryshimin e strukturës dhe zgjerimin e stafit. Fino reagoi ashpër pasi Komisioni i Ligjeve kishte rrëzuar kërkesa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë shqyrtimit të buxhetit, për staf shtesë dhe rritje të pagës për vështirësi. Sipas Finos dhe Manjën, Komisioni i Ekonomisë duhej të merrte parasysh argumentet e Komisionit të Ligjeve. Sakaq, kërkesat e KPK dhe KPA u mbështetën sot nga deputeti Fatmir Xhafaj.
“Unë jam shumë dakord me të dyja kërkesat. Madje, që të jem i sinqertë, jam shumë dakord me kërkesat fillestare të tyre. Nuk arrij të kuptoj pse KPK-ja nuk ka kërkuar këshilltarë financiarë më parë, për shkak se një pjesë e volumit të tyre e zë ky aspekt”, tha Xhafaj.
(A.k.dosja.al)