Politike

“Nuk heq dorë nga hapja 100% e listave”/ Hajdari: Rama do të mbajë tepsinë, Mona s’do t’i shqitet Lulit, ja çfarë do Basha

Rudina Hajdari thekson se nuk do të heqë dorë nga kërkesa e saj për hapjen 100% të listave.
Featured image of article: “Nuk heq dorë nga hapja 100% e listave”/ Hajdari: Rama do të mbajë tepsinë, Mona s’do t’i shqitet Lulit, ja çfarë do Basha Rudina Hajdari

TIRANË- Deputejta e opozitës së re, Rudina Hajdari pas mbledhjes së djeshme të Këshillit Politik ka hedhur akuza në drejtim të 3 partive, PS-PS-LSI.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hajdari shprehet se këto parti nuk po kërkojnë ndryshim në Kodin Zgjedhor, por po “luajnë” për interesat e tyre personale. Ajo shprehet se nuk do të heqë dorë nga kërkesa e saj për hapjen 100% të listave.

Postimi i plotë:

Dje i kemi propozuar Këshillit Politik një mekanizëm i cili garanton përfaqësimin gjinor duke i mbajtur listat 100% të hapura nëpërmjet korrektimit, i cili i detyron si burrat edhe gratë të garojnë dhe votohen nga qytetarët e më pas lista korrektohet nëse përfaqësimi gjinor nuk garantohet në masën 30%.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Problemi që kemi në Këshill ështe se Rama po kërkon të mbajë tepsine, Mona do të mos i shqitet Lulit, Luli do patjetër vagonin e partickave, ndërsa populli mezi po pret ti heqë qafe të gjithë sepse ka 30 vite që i mban në kurriz. Forma më e mirë, që këta të gjithë të shihen në pasqyrë, janë listat e hapura 100% me mekanizmin që kemi propozuar ne. Do qëndroj deri në fund për këtë çështje si edhe për problemin e votës së diasporës i cili ende nuk ka marrë pergjigje përfundimtare. 

Një ditë më Këshilli Politik zhvilloi mbledhjen e radhës, në të cilën nuk pati dakordësi. Dy orë pas nisjes së mbledhjes, palët braktisën tryezën, pasi nuk ranë dakort për listat e hapura. Damian Gjiknuri vuri afat, teksa shtoi se deri më 30 shtator duhet të mbyllet gjithçka mbi atë çka është mbledhur Këshilli Politik. Socialistët kërkuan  hapjen e 2/3 të listave.  Ndërsa, Oerd Bylykbashi dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili kërkuan hapjen 100 % të listave dhe paprekshmërinë e koalicioneve parazgjedhore.

J.V/Dosja.al

Shto Koment