Rajoni

“Nuk gjeta njerëz të tjerë”, kreu i PSK-së fut gruan dhe të atin në listë për deputet

Ai është shprehur se nuk ka gjetur persona të tjerë dhe për këtë arsye ka futur të atin dhe gruan e tij.
Featured image of article: “Nuk gjeta njerëz të tjerë”, kreu i PSK-së fut gruan dhe të atin në listë për deputet Aleksander Jabllanovic

TIRANË– Ish-ministri për Kthim dhe Komuniteti në Qeverinë e Kosovës, Aleksander Jabllanovic, ka futur në listën për deputetë gruan dhe të atin e tij.

Jabllanovic do të garojë në zgjedhjet e 6 tetorit me partinë e tij “Partia e Serbëve të Kosovës”, por numri dy në listën për deputetë të partisë së tij është babai i tij, Dragan Jabllanovic.

Ndërsa numri gjashtë eshtë e shoqja, Kristina Nikolcevic Jabllanovic. Kreu i PSK-së mësohet të jetë shprehur për mediat serbe se e ka bërë ktë listë pasi nuk ka mundur të gjejë njerëz të tjerë që do ta mbështesin.

Nuk gjeta njerëz të tjerë,”- mësohet të ketë thënë Jabllanovic.

Më 3 shkurt të vitit 2015, Jabllanovic u shkarkua nga posti i ministrit për Kthim dhe Komunitete me vendim të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafës.

Në këto zgjedhje Aleksander Jabllanovic do të garojë i vetëm dhe i pavarur nga Lista Serbe.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment