Politike

“Nuk fle çdo natë me Monikën”, Meta flet për axhendat e ndryshme: S’ndodh çdo mëngjes që…

Presidenti është shprehur se nuk e kalon çdo natë me gruan e tij Monika Kryemadhin.
Featured image of article: “Nuk fle çdo natë me Monikën”, Meta flet për axhendat e ndryshme: S’ndodh çdo mëngjes që… Iler Meta dhe Monika Kryemadhi

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit, e cila u shpreh se bashkëshorti i saj çdo mëngjes i kujton se ka djegur mandatet.

I ftuar në “Open”, Meta tha se kjo gjë nuk ndodh çdo mëngjes pasi ai nuk fle çdo natë me gruan e tij, Monikën.

Bidesa:

Vasili: Është e vërtet që ju i shprehni pakënaqësinë për djegien e mandateve bashkëshortes suaj, Kryemadhi, çdo mëngjes? Ua bëj këtë pyetje, sepse ka qenë një deklaratë e saj.

Meta: Nuk është se fle çdo natë me Monikën, kështu që nuk ndodh çdo mëngjes kjo.

Vasili: Vërtet? Me kë flini çdo natë zoti President?

Meta: Ne kemi axhenda të ndryshme.

Vetëm pak ditë më parë, Kryemadhi deklaroi se ajo që i ka mbetur peng Metës ëhstë djegia e mandateve të opozitës. Kryetarja e LSI-së u shpreh se Presidenti ia kujton këtë gjë çdo mëngjes.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment