LIVE UPDATES
Politike

Nuk fitoi mandatin, Beqaj kërkon ndjesë: Jam përpjekur të bëj maksimumin, nuk funksionoi! Do të dëshiroja ti shërbeja Sh

29 Prill 2021, 07:42 Nga DOSJA
Nuk fitoi mandatin, Beqaj kërkon ndjesë: Jam përpjekur të

TIRANË– Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nuk do të të jetë në Kuvendin e ardhshëm. Beqaj nuk arriti të fitojë mandatin e tij, pasi Partia Socialiste mori vetëm tre në Shkodër, ndërsa ky i fundit ishte i katërti në listë.

Beqaj nis postimin e tij duke kërkuar ndjesë që nuk mundi ti përfaqësonte në Kuvend. Ai shkruan se është përpjekur që të bëjë maksimumin mirëpo mesa duket nuk ka funksionuar.

POSTIMI:

Të dashur banorë të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Pukës, Vaut të Dejës dhe Fushë Arrëzit, Liria e zgjedhjes është një parim universal i botës demokratike.
Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe ju e bëtë zgjedhjen tuaj në 25 prill 2021 dhe tashmë zgjedhja juaj është lexuar qoftë për subjektet politike, qoftë për kandidatët.
Kam disa falenderime, përgëzime, urime dhe ndjesa, të cilat të cilat po i rradhis më poshtë. Faleminderit të gjithëve ju që morët pjesë në këtë manifestim demokracie dhe me qytetarinë tuaj kontribuat me dinjitet në një proces shumë të rëndësishëm zgjedhor.
Faleminderit gazetarëve, kameramanëve, reporterëve të mediave lokale në Shkodër për profesionalizmin dhe paanshmërinë me të cilën përcollën tek publiku aktivitetet e fushatës zgjedhore. Faleminderit të gjithë njerëzve, sipërmarrësve, bizneseve të vogla, të vetpunësuarve, fermerëve, peshkatarëve, veteranëve, pensionistëve, personave me aftësi ndryshe, të papunëve, studentëve, mësuesve, personelit shëndetësor, operatorëve turistikë, grupeve të interesit që patën durimin të dëgjonin ofertën e PS-së për Shkodrën.
Faleminderit të gjithë kandidatëve të të gjitha subjekteve politike për garën e ndershme gjatë fushatës dhe luajalitetin në ditën e votimit dhe në procesin e numurimit sepse besoj se bashkarisht ia dolëm të tregojmë qytetarinë e Shkodrës në këtë moment shumë delikat për vendin tonë.

Faleminderit të gjithë 30,296 vajzave dhe djemve, grave e burrave votues të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër. Faleminderit të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste, patronazhistëve, simpatizantëve dhe mbështetësve tanë për energjinë pozitive të përcjellë gjatë gjithë fushatës zgjedhore. Faleminderit kryetarëve të PS në bashkitë e qarkut. Faleminderit kryetarëve të bashkive të qarkut, Toninit, Markut, Gjonit dhe Franit. Faleminderit të 11 kolegeve dhe kolegëve kandidatë të listës së Partisë Socialiste për angazhimin maksimal. Një falenderim të veçantë kam gjithashtu edhe për familjen time, vajzën dhe bashkëshorten, që më mbështetën dhe më inkurajuan papushim gjatë këtyre muajve, në këtë sfidë të vështirë zgjedhore. Përgëzime të gjithë kandidatëve fitues nga të gjithë subjektet politike që do të përfaqësojnë qarkun e Shkodrës në Kuvendin e ardhshëm. Urime të veçanta për Edonën, Paulinin dhe Benetin që do të përfaqësojnë socialistët e qarkut Shkodër në Kuvendin e ardhshëm. Shqiptarët, qartësisht kanë zgjedhur Partinë Socialiste si forca progresiste, të cilës iu besua për të tretën herë vazhdimi i misionit për ndërtimin e Shqipërisë, në të cilën të rinjtë të projektojnë të ardhmen e tyre. Si shumë prej jush jam shumë i gëzuar që Partia Socialiste është forca fituese e këtyre zgjedhjeve. Por më së shumti, për vetë Shkodrën. Sepse, 4 vjeçari i ardhshëm do të jetë realisht një 4 vjeçar transformimi rrënjësor për Shkodrën. Objektivi bazë në këto zgjedhje për Partinë Socialiste ishte 4 mandate deputetësh. Ky objektiv nuk u përmbush. Dhe unë, padyshim, kam detyrimin t’i kërkoj ndjesë sot socialistëve shkodranë. Jam përpjekur të bëj maksimumin tim, por ja që nuk ka mjaftuar. Sipas zgjedhjes suaj, unë nuk do të jem në Kuvendin e ardhshëm si përfaqësues i juaji. E dëshiroja shumë të kisha privilegjin të kontriboja edhe unë për Shkodrën. Gjithsesi, Shkodra është e para. Deputetët shkojnë e vijnë. Në fund të fundit, kjo është demokracia ku kemi vendosur të jetojmë. Kjo është demokracia për të cilën shkodranët janë martirizuar më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri. Jeta na ofron të gjithëve mundësi të pafundme për të bërë mirë dhe me përkushtim atë që mendojmë dhe besojmë se mund të bëjmë. Me përulje dhe sinqeritet, Ilir Beqaj.

Deputeti socialist Ilir Beqaj nuk ka arritur ta fitojë mandatin për t’u futur në Kuvend në katër vitet e ardhshme. I renditur i katërti në listën e socialistëve në këtë qark, Beqaj arriti të grumbullojë vetëm 3920 vota në këtë qark, ndërkohë që për të thyer herësin i nevojiteshin plot 10 000 vota.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir beqaj shqiperia fiton ilir beqaj shqiperia fiton

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni