Politike

‘Nuk është vra, nuk është prek asnjë’/ Baton Haxhiu tregon për luftën: UÇK s’bëri asnjë sulm ushtarak deri kur tanket hynë tek ‘Jasharët’

Baton Haxhiu u shpreh se deri në momentin kur trupat serbe kishin sulmuar me tanke familjen Jashari, UÇK-ja nuk kishte sulmuar asnjëherë ushtrinë kudnërshtare. 
Featured image of article: ‘Nuk është vra, nuk është prek asnjë’/ Baton Haxhiu tregon për luftën: UÇK s’bëri asnjë sulm ushtarak deri kur tanket hynë tek ‘Jasharët’ Baton Haxhiu

TIRANË– Gazetari Baton Haxhiu ka komentuar ngritjen e aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçit për krime lufte. I ftuar në emisionin “Opinion”, Haxhiu komentoi aktivitetin e UÇK-së si dëshmitar i kohës. 

Ai u shpreh se deri në momentin kur trupat serbe kishin sulmuar me tanke familjen Jashari, UÇK-ja nuk kishte sulmuar asnjëherë ushtrinë kudnërshtare. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një arsye po ju them se jam dëshmitar. UÇK nuk ka bërë asnjë sulm në garnizonet ushtarake të ushtrisë jugosllave deri në mars 1998, kur kanë hy tanket ushtarake tek familja Jashari. Prej vitit 1996 deri në 1998 ballafaqimi i UÇK ka qenë veç me policët, pasi ata kanë qenë dhunuesit e secilës familje. Dhe shikoni sa të kujdesshëm kanë qenë anëtarët e UÇK për dy vite e diçka, dhe nuk është prek asnjë ushtar. Nuk është vra, nuk është sulmuar garnizoni, asnjë gjë. Ballafaqaimi ka qenë me policinë, e cila ka qenë dhunuese me familjen brenda”, tha Haxhiu.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment