Sport

“Nuk është Suarez”, agjenti i njohur tregon merkaton e Juventusit: Bardhezinjtë do të rikthejnë një njohje të vjetër

Giovanni Branchini hodhi një “bombë” merkatoje sa i përket lojtarit që pritet të mbajë peshën e sulmit të Juventusit
Featured image of article: “Nuk është Suarez”, agjenti i njohur tregon merkaton e Juventusit: Bardhezinjtë do të rikthejnë një njohje të vjetër Giovanni Branchini

TORINO-Në mikrofonat e Radio Deejay ishte i ftuar agjenti Giovanni Branchini, i cili hodhi një “bombë” merkatoje sa i përket lojtarit që pritet të mbajë peshën e sulmit të Juventusit. “Nuk është askush nga ata që përmendët – deklaroi ai -. Nuk është Kean, nuk është Suarez, nuk është Dzeko, nuk është Cavani. Është Morata ”.

Sulmuesi spanjoll fillimisht u ble nga Real Madrid në 19 korrik të vitit 2014 për 20 milion euro, me ekipin madrilen që imponoi riblerjen pas dy sezonesh duke ushtruar edhe klauzolën në fuqi për 30 milion.

Te bardhezinjtë, sulmuesi spanjoll ka grumbulluar 93 paraqitje duke shënuar t27 gola, e fundit  vendosi finalen e Kupës së Italisë kundër Milanit.Në palmaresin e lojtarit ka dy kampionat dhe një Superkupë Italie.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment