Sport

Nuk është Stambolli, UEFA merr vendimin final për stadiumin e Superkupës së Europës

Superkupa e Europës 2021 mes Chelsea-t dhe Villareal do të luhet në Belfast më 11 gusht
Featured image of article: Nuk është Stambolli, UEFA merr vendimin final për stadiumin e Superkupës së Europës Superkupa e Europës

EUROPË– Superkupa e Europës 2021 mes Chelsea-t dhe Villareal do të luhet në Belfast më 11 gusht, kështu ka njoftuar Federata Irlandeze e Futbollit.Konfirmimi vjen pas disa spekulimeve që ndeshja do të zhvillohet në Stamboll.Në një deklaratë të postuar ditën e enjte, Federata irlandeze konfirmoi se ndeshja do të luhet në Windsor Park.

“Finalja e Super Kupës UEFA 2021 do të luhet në Stadiumin Kombëtar të Futbollit në Ëindsor Park në Belfast më 11 Gusht”.Shefi ekzekutiv i kësaj federate, Patrick Nelson, është shprehur: “Kemi mbajtur kontakte të ngushta me partnerët tanë në UEFA për këtë çështje dhe pas shumë diskutimeve jemi të kënaqur që ata kanë konfirmuar se ndeshja do të luhet në Belfast”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tashmë mbetet të marrin përgjigje çështje të tjera, që lidhen me numrin e tifozëve që do të lejohen në stadium dhe informacione të tjera në lidhje me biletat.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment