Sport

Nuk është më një hipotezë, Conte mund të largohet nga Interi në përfundim të sezonit, ja kush pritet të jetë pasuesi i tij

Mediat në Itali tani kanë nxjerrë edhe emrin e trajnerit që mund ta pasojë Conten dhe ai ëshët Max Allegri. Të njëjtën gjë ai kishte bërë edhe te Juventusi në vitin 2014.
Featured image of article: Nuk është më një hipotezë, Conte mund të largohet nga Interi në përfundim të sezonit, ja kush pritet të jetë pasuesi i tij Antonio Conte-Trajner i Interit
Përditësuar:

ITALI-Nuk është më një hipotezë! Conte mund të mbyllë bashkëpunimin me Interin pas vetëm 1 sezoni. Është ky lajmi që jepet nga gazetat italiane. Asgjë nuk po shkon mirë për trajnerin, rezultatet zhgënjyese në dy ndeshjet e fundit e kanë bërë teknikun nga Lecce që të japë lamtumirën ekipit. Interi dhe presidenti Steven Zhang nuk kërkojnë të prishin projektin që kanë nisur me Conten por nëse nuk plotësojnë kërkesat në merkato të 51-vjeçarit, ai mund të ndërpresë vetë në mes projektin që ka nisur me zikaltrit.

Mediat në Itali tani kanë nxjerrë edhe emrin e trajnerit që mund ta pasojë Conten dhe ai ëshët Max Allegri. Të njëjtën gjë ai kishte bërë edhe te Juventusi në vitin 2014.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tekniku është i lirë dhe pret një projekt serioz që të rikthehet në pankinë. Alternativat për të kanë qenë disa, por kërkon të marrë një ekip që në fillim të sezonit. Nëse Allegri do të merrte drejtimin e Interit falë edhe raportit të shkëlqyer që ka me Beppe Marottan, atëherë ai do të bëhej trajneri i tretë në histori që ka drejtuar zikaltrit, Milanin dhe Juventusin.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment