Showbiz

Nuk është më “mbretëresha”/ Dwayne Johnson i zë ‘fronin’ Kylie Jenner, fiton 1 milion dollar për një postim

Sipas listës së publikuar për vitin 2020, Dwayne mund të kërkojë 1,015,000 dollarë (825,000 £) për një post të vetëm të sponsorizuar për 188 milion ndjekësit e tij, një rritje prej 15 përqind, krahasuar me vlerën  që mund të merrte një vit më parë.
Featured image of article: Nuk është më “mbretëresha”/ Dwayne Johnson i zë ‘fronin’ Kylie Jenner, fiton 1 milion dollar për një postim Dwayne Johnson dhe Kylie Jenner

SHBA-Kylie Jenner mund të ketë qenë “mbretëresha” e Instagramit, por sipas një artikulli të publikuar së fundmi në mediat e huaja është raportuar se ajonuk është personazhi i parë që fiton më shumë të ardhura nga ky aplikacion.

Titullin e saj tani e ka marrë Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si “The Rock”. Në listën e Hopper HQ rezulton se ai është i vetmi që fiton 1 milion dollar për një postim, rritje me 15% nga viti i kaluar.

Sipas listës së publikuar për vitin 2020, Dwayne mund të kërkojë 1,015,000 dollarë (825,000 £) për një post të vetëm të sponsorizuar për 188 milion ndjekësit e tij, një rritje prej 15 përqind, krahasuar me vlerën  që mund të merrte një vit më parë.

Johnson ka punuar fort për të marrë pushtetin e Instagramit pasi ka publikuar foto të ushqimeve dhe të trupit plot muskuj. Ndërkohë Kylie, e cila ka 183 milion ndjekës, mund të paguajë 986,000 dollarë (802,000), akoma më shumë sesa shumica do të fitojë në një jetë, për një postim të vetëm, por 22 përqind më poshtë se çfarë mund të merrte vitin e kaluar.

10 kryesuesit në listën me më të pasurit e  Instagramit për  2020 janë:

Dwayne Johnson – 188 milion ndjekës – 1,015,000 dollarë (819,683 £) për postim

Kylie Jenner – 183 milion ndjekës – 986,000 dollarë (796.264) për postim

Cristiano Ronaldo – 225 milion ndjekës – 889,000 dollarë (717,929 £) për postim

Kim Kardashian – 176 milion ndjekës – 858,000 dollarë (692,895) për postim

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ariana Grande – 191 milion ndjekës – 853,000 dollarë (688,857) për postim

Selena Gomez – 180 milion ndjekës – 848,000 dollarë (684,819) për postim

Beyoncé Knowles – 149 milion ndjekës – 770,000 dollarë (621.828 £) për postim

Justin Bieber – 139 milion ndjekës – 747,000 dollarë (603,254 £) për postim

Taylor Swift – 135 milion ndjekës – 722,000 dollarë (582,747) për postim

Neymar da Silva Santos Junior – 139 milion ndjekës – 704,000 dollarë (568,219 £) për postim

Burimi: METRO

A.C/Dosja.al

Shto Koment