Aktualitet

“Nuk është ky momenti”/ Klodiana Lala tregon premtimin e Blertës nga shtrati i spitalit: Do t’ju tregoj si e humbëm Anisën, por…

Lala shtoi më tej se Blerta ka premtuar se do të tregojë se si është larguar motra e saj Anisa Josifi nga kjo botë, por në një tjetër moment.
Featured image of article: “Nuk është ky momenti”/ Klodiana Lala tregon premtimin e Blertës nga shtrati i spitalit: Do t’ju tregoj si e humbëm Anisën, por… Blerta Josifi dhe Klodiana Lala

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga dëshmia e Blerta Josifit, anëtares së mbijetuar e familjes Josifi që solli horrorin në Kombinat. E ftuar në studion e “Opinion”, Lala tha se nuk mund të mbetet i gjithë hetimi në duart e Blertës.

Lala shtoi më tej se Blerta ka premtuar se do të tregojë se si është larguar motra e saj Anisa Josifi nga kjo botë, por në një tjetër moment.

Pjesë nga biseda në studio

Klodiana Lala: Nuk mund të ngelet gjithçka në duart e fjalës së Blertës….Ajo ka thënë se do flasë, por ka thënë se nuk është ky momenti…’Unë do t’ju tregoj se si e humbëm Anisën, por nuk është ky momenti’, ka thënë Blerta dhe…

Blendi Fevziu: Varet a është mirëmendërisht ajo…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Klodiana Lala: Por nuk ka lidhje, nuk është gjithçka në dorën e Bkertës. Ne nuk kemi një regjistrim të të gjitha sekteve.

Blendi Fevziu: Por është illegal pra, nuk mund të shkojë të regjistrohet atje ai. S’e bën dot.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe.

Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment