Sport

Nuk është Inter as Lazio, skuadra surprizë e Serie A mbyll marrëveshjen me Marash Kumbullën

Siç raporton Sky Sport, drejtuesit e klubit verdhekuq janë futur fuqishëm në garë për transferimin e Kumbullës dhe kanë arritur marrëveshjen me Veronën
Featured image of article: Nuk është Inter as Lazio, skuadra surprizë e Serie A mbyll marrëveshjen me Marash Kumbullën Marash Kumbulla

ITALI– Inter dhe Lazio prej muajsh po luftojnë për të marrë shërbimet e Marash Kumbullës,por si duket asnjë prej këtyre dy skuadrave nuk do të marrë mbrojtësin,pasi Roma duket se ka mbyllur çdo gjë.Siç raporton Sky Sport, drejtuesit e klubit verdhekuq janë futur fuqishëm në garë për transferimin e Kumbullës dhe kanë arritur marrëveshjen me Veronën për një shifër joshëse prej 30 milionë eurosh.

Gjatë ditës së sotme pritet që drejtuesit e Romës të takohen edhe me menaxherin e mbrojtësit 21-vjeçar për t’i prezantuar projektin dhe ofertën për Kumbullën.Interi ka prej kohësh një marrëveshje me Veronën dhe Kumbullën, por ngurrimi i zikaltërve për të avancuar drejt zyrtarizimit, ka favorizuar ndjeshëm Romën, e cila është gati të përfitojë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë sipas Sky Sport, vetë Verona është më e interesuar për shitjen e futbollistit te Roma, e cila i ofron para kesh, ndryshe nga Interi që ka ofruar një pjesë kesh dhe një pjesë tjetër ta kompensojë me huazimin dhe kartonët e disa futbollistëve.

E.Ç (Dosja.al)

Një Koment në “Nuk është Inter as Lazio, skuadra surprizë e Serie A mbyll marrëveshjen me Marash Kumbullën

  1. Futja kot …ska asgje zyrtare ..thashetheme gazetaresh ..

Shto Koment