Blog

Nuk është fundi i botës, mos u ngarkoni me thasë! Të hënën në mëngjes del buka e ngrohtë

Çfarë kuptimi ka të mbyllesh në shtëpi në orën 13.00, kur për orë të tëra, ti dhe pjestarë të tjerë të familjes, keni qenë nëpër rrugë, trotuare, parqe dhe në radhë duke i hipur në kurriz njëri-tjetrit?
Featured image of article: Nuk është fundi i botës, mos u ngarkoni me thasë! Të hënën në mëngjes del buka e ngrohtë Foto ilustruese

Nga Mentor Kikia

Sot, në markete dhe furrat e bukës në Tiranë, ishte një situatë pazakontë.

Turma njerëzish në radhë për të blerë ushqime me shumicë.

Vaj, makarona, oriz… Tek furrat e bukës, njerëz të ngarkuar me nga 4-5 bukë.

Raftet u zbrazën nga të gjitha llojet dhe format e bukës.

Në tregun e frutave dhe perimeve, njerëz që blinin edhe nga 5 apo 7 kg kastraveca.

Kishte nga ata që shfaqenshin në rrugë edhe me thes me miell në kurriz…

Njerëz, furrat dhe dyqanet do të qëndrojnë vetëm 1 ditë të mbyllur.

Sa buka, sa pilaf dhe sa kastrevca do të hani për një ditë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe në qoftë ky fundi i botës, ai që mori thesin e miellit në kurriz, sa do të jetojë më shumë se ne të tjerët?

Ftillohuni!

Çfarë kuptimi ka të mbyllesh në shtëpi në orën 13.00, kur për orë të tëra, ti dhe pjestarë të tjerë të familjes, keni qenë nëpër rrugë, trotuare, parqe dhe në radhë duke i hipur në kurriz njëri-tjetrit?

Virusi nuk punon me orar zyrar, që ne të dalim kur ai është pushim, e të fshihemi, kur ai të dalë në punë.

Jemi populli që jemi përgatitur më mirë se kushdo tjetër për një situatë të tillë.

Kemi dyqane ushqimesh, furra buke e farmaci në çdo pallat.

Nuk duhet të udhëtojmë si amerikat e gjermanët, 30 minuta në këmbë për të gjetur një dyqan.

Nuk ka asnjë arsye të grumbullohemi para dyqaneve e të ngarkojmë thasë në kurriz.

Të hënën në mëngjes del buka e ngrohtë sërish!

Shto Koment