Kuriozitete

Nuk është as bimë, as kafshë/ Njihuni me krijesën që nuk ka 2, por 720 gjini

Në këtë ekspozitë do të shfaqen aftësitë e rralla të kësaj krijese. Emri shkencor i kësaj krijese është "physarum polycephalum" ose "slime me shumë kokë" dhe nuk është as bimë, as kafshë, as kërpudhë.
Featured image of article: Nuk është as bimë, as kafshë/ Njihuni me krijesën që nuk ka 2, por 720 gjini ‘Physarum Polycephalum’

FRANCË- Një krijesë me ngjyrë të verdhë që mban emrin ‘blob’ do të shfaqet në “Paris Zooligical Park” si pjesë e një ekspozite që mbahet për herë të parë. Në këtë ekspozitë do të shfaqen aftësitë e rralla të kësaj krijese. Emri shkencor i kësaj krijese është “physarum polycephalum” ose “slime me shumë kokë” dhe nuk është as bimë, as kafshë, as kërpudhë.

Ky organizëm i pazakontë dhe i padëgjuar më parë mund të zvarritet me një shpejtësi prej 4cm në orë dhe mund të zgjidhë probleme edhe pse nuk ka tru. Krijesa mund të shërojë veten nëse pritet ose ndahet më dysh, raportojnë mediat e huaja. “Blob” nuk ka dy gjini (mashkull, femër), por ka 720 gjini. Kjo krijesë mund të ndahet në organizma të ndryshëm dhe më pas të bashkohet e gjitha në një.

“Blob” ka rreth 1 miliardë vite që ekziston në planetin tonë. Për herë të parë është zbuluar në maj të vitit 1973. Krijesa u zbulua nga një grua në Teksas në kopshtin e shtëpisë së saj. Që prej kësaj kohe emri i krijesës nuk u përmënd më, deri në vitin 2016 kur u krye një studim në lidhje me këtë organizëm.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment