Rajoni

Nuk e takoi në Uashington, Hyseni tregon prapaskenat: Grenell më kërkoi falje

Hyseni u shpreh se ambasadori Grenell ka qenë në Kaliforni.
Featured image of article: Nuk e takoi në Uashington, Hyseni tregon prapaskenat: Grenell më kërkoi falje Skënder Hyseni, koordinatori për dialog

KOSOVË- Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, është shprehur dje se Richard Grenell i ka kërkuar falje që nuk ishte takuar me të në Uashington. Në një intervistë në Klan Kosova, Hyseni u shpreh se ambasadori Grenell ka qenë në Kaliforni.

Në rend të parë unë nuk kam shkuar në Uashington për ta takuar Grenellin i cili është në Kaliforni. Dihet sa është distanca ndërmjet Uashingtonit dhe Kalifornisë. Nuk kam shkuar për ta takuar ambasadorin Grenell. Ai ka qenë në dijeni se unë jam në Uashington dhe ka kërkuar falje që nuk do të mund të jetë atje”, shtoi Hyseni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hyseni i ka quajtur spekulime raportimet se Grenell ka refuzuar të takohet me të dhe shtoi se ai kurrë nuk kishe kërkuar një takim të fshehtë me Sekretarin Amerikan të Shtetit. Koordinatori shtetëror për dialog ishte gjatë javës së shkuar në SHBA, por dhe pse ishte në Uashington arrite vetëm të fliste në telefon me Grenellin dhe jo të takonte.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment