Showbiz

‘Nuk e meriton famën!’/ Plas keq në estradë, Young Zerka e poshtëroi ‘live’, Samanta Karavella e sulmon: Karaoket i bëje në koncertet e mia. HISTORIKU me Ronela Hajatin

Zerka qëlloi mbi foton e Samanta Karavellës, duke vazhduar që në vijimësi të emisionit që ta ironizojë. Menjëherë pas kësaj puntate, ka reaguar me shpejtësi Samanta, e cila e ka ofenduar publikisht Zerkën.
Featured image of article: ‘Nuk e meriton famën!’/ Plas keq në estradë, Young Zerka e poshtëroi ‘live’, Samanta Karavella e sulmon: Karaoket i bëje në koncertet e mia. HISTORIKU me Ronela Hajatin Young Zerka, Ronela Hajati dhe Samanta Karavella

TIRANË– Mbrëmjen e kaluar në “Shiko kush luan” ka nisur një sherr të ri në estradën shqiptare. Këngëtari Young Zerka është detyruar që të zgjedhje se cili nga astistët e vendosur përballë tij nuk e meritonte famën që kishte.

Pa u menduar dy herë, Zerka qëlloi mbi foton e Samanta Karavellës, duke vazhduar që në vijimësi të emisionit që ta ironizojë. Menjëherë pas kësaj puntate, ka reaguar me shpejtësi Samanta, e cila e ka ofenduar publikisht Zerkën.

“O Koçiii s’të shkojnë armët ty! Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia… Eh pra, pas një buri (pa ‘rr’) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me fjalinë e fundit, Samanta ka konfirmuar kështu edhe lidhjen e shumëpërfolur mes Ronelës dhe Zerkës, marrëdhënie që të dy e kanë mohuar gjithmonë.

Por historia e sherrit nuk i ka rrënjët në emisionin e djeshëm. Ronela dhe Samata kanë qënë shoqe shumë të ngushta derisa një moment ndaluan së foluri. Vitin e kaluar Samanta tregoi në “Pop Culture” se miqësia mes saj dhe Ronelës mori fund për shkak të intrigave. Ndërsa për “Thumb”, Ronela u shpreh se sherri ishte një muhabet femrash. 

Pas disa kohësh, Ronela hodhi një story duke kënduar këngën e koleges, duke lënë përshtyjen që mosmarrëveshjet ishin sheshuar me tyre. Por mesa duket do të presim edhe shumë replika të tjera. 

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “‘Nuk e meriton famën!’/ Plas keq në estradë, Young Zerka e poshtëroi ‘live’, Samanta Karavella e sulmon: Karaoket i bëje në koncertet e mia. HISTORIKU me Ronela Hajatin

  1. Ju qe i postoni keto lajme a mund te mos e beni qimen tra se vetem kete dini te beni ai e shpjegoi shum mire pse zjodhi samanten dhe nese e ka poshteruar clidhje ka ronela hajati dhe po te ishte gjithashtu qe kishte te bente me te shum mire ia thonte vete ska nevoje per tr tjere

Shto Koment