Sport

“Nuk e kisha mendjen te ndeshja, por si t’ja merrja fanellën Messit”, lojtari tregon momentin e veçantë me argjentinasin

Ai tregon për The Sun historinë se si shkëmbeu fanellat me futbollistin më të mirë në botë
Featured image of article: “Nuk e kisha mendjen te ndeshja, por si t’ja merrja fanellën Messit”, lojtari tregon momentin e veçantë me argjentinasin Messi kundër Xhamajkës

XHAMAJKË- Kushdo që luan përballë Messit, padyshim gjëja e parë që të shkon në mendje është si t’i marrësh fanellën, futbollistit më të mirë në botë. Kjo i ka ndodhur edhe Jobi McAnuff, një emër i panjohur, por që kujtohet se luajti kundër Messit. Ai tregon për The Sun historinë se si shkëmbeu fanellat me futbollistin më të mirë në botë: “E kisha shumë pranë Lionel Messin dhe nuk mund ta besoja. Gjatë gjithë ndeshjes, i kërkoja fanellën dhe ai më tha që kur të mbarojë pjesa e parë, do të ma japë.

Mbaroi pjesa e parë dhe unë menjëherë vrapova drejt tij. Por ai ia kishte premtuar dikujt tjetër. Isha shumë i zhgënjyer, por më tha që fanellën në fund të ndeshjes, do të ma jepte mua. Nuk e kisha shumë mendjen te futbolli, sidomos në minutat e fundit.Po shikoja gjatë gjithë kohës Leon, nuk doja të më zhdukej. Dëgjuam vërshëllimën finale dhe shkova menjëherë drejt tij. Më tha të mos merakosem, do të më japë në tunel. Kisha frikë se do të ndodhte e njëjta gjë si në pjesën e parë dhe i kërkova të ma jepte që në fushë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Messi kundër Xhamajkës

Ai pranoi dhe po priste të merrte fanellën time. Unë i thashë: “Jo, të lutem, nuk ke pse e bën këtë. Fanella ime nuk ka vlerë për ty”. Ai u tregua një njeri i madh dhe më tha që e do me patjetër fanellën time. Nuk mund ta besoja, isha shumë i lumtur. Përfundon lojtari xhamajkan.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment