Rajoni

“Nuk e kemi shtruar këtë çështje”, Thaçi për FAZ: Kurrë s’kam diskutuar me Vuçiç  për një amnisti

Thaçi ka refuzuar kategorikisht se ai po kërkonte një amnisti për krimet e luftës. Ai ka shtuar se në takimet e tij me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, kjo nuk ishte hapur kurrë si “çështje”.
Featured image of article: “Nuk e kemi shtruar këtë çështje”, Thaçi për FAZ: Kurrë s’kam diskutuar me Vuçiç  për një amnisti Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

KOSOVË- Lajmi i aktakuzës ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka ngjallur debat dhe ka krijuar një situatë teje të tensionuar në Kosovë. Sa i përket akuzave që u ngritën ndaj Thaçit më 24 prill, por nuk u bënë publike, gazeta prestigjioze gjermane, “Frankfurter Allgemeiner Zeitung” i ka kushtuar një artikull    presidentit të Kosovës.

Ndërkohë teksa Thaçi ka folur për FAZ, gjatë javës së kaluar kishte refuzuar kategorikisht se ai po kërkonte një amnisti për krimet e luftës.

Në takimet e tij me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, kjo nuk ishte hapur kurrë si“çështje”:  Ne nuk kemi diskutuar një çështje të tillë dhe nuk do ta diskutojmë kurrë.

“Besohet se Thaçi kishte nisur një ‘fushatë sekrete’ kundër tribunalit të Kosovës, me qëllim shfuqizimin e tij. Në një bisedë me FAZ, Thaçi ka refuzuar se ai po kërkon një amnisti për krimet e luftës. Në bisedimet e tij me presidentin serb, Aleksandar Vuciç, kjo nuk ishte shtruar kurrë si çështje. Nuk kemi diskutuar një çështje të tillë dhe nuk do ta diskutojmë kurrë. Thaçi, i cili ishte vetëm 31-vjeçar gjatë luftës së vitit 1999, ishte një figurë kryesuese në UÇK, por nuk iu dha autoritetet i pakufizuar për të marrë vendime brenda radhëve të saj, shkruante në kujtimet e saj, Madeleine Albright, Sekretarja e Shtetit amerikan në atë kohë.”- ka shkruar gazeta gjermane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së u janë bërë publikek akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë. Një ditë më parë vizitën për në SHBA e  presidenti Thaçi e anuloi, ndërsa sot ka konfirmuar mospjesmarrjen edhe Kryeministri Hoti. Ndërkohë, DASH këto hetimet i ka quajtur një hap përpara për drejtësinë në Kosovë.

Burimi: FAZ

A.C/Dosja

Shto Koment