Showbiz

“Nuk e kam thënë kurrë”, Bes Kallaku i drejtohet Agron Llakajt: Flija në karrige

Bes Kallaku ka treguar ndër të tjera mbështetjen e madhe që ka marrë nga aktori i humorit, Agron Llakaj në fillimet e karrierës së tij në Portokalli.
Featured image of article: “Nuk e kam thënë kurrë”, Bes Kallaku i drejtohet Agron Llakajt: Flija në karrige Aktorët e humorit, Agron Llakaj dhe Bes Kallaku.

TIRANË– Aktori i humorit, Bes Kallaku ka rrëfyer një nga episodet më të vështira gjatë fillimeve të tij, që nuk e kishte thënë kurrë më parë. I ftuar në “Late night show”, nën drejtimin e moderatorit Kastro Zizo, Bes Kallaku ka treguar se i ndjehet tepër mirënjohës Agron Llakajt.

“Nuk e kam thënë kurrë, por ja vlen ta thëm që Agron Llakaj ka qenë një nga ata që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë me mua. Nuk dua ta bëj bajat fare, por në fillimet e mija flija në karrige. Agron Llakaj ka qenë personi që në fillimet e mija më hapi derën e shtëpisë dhe më tha hajde flij te shtëpia ime dhe hajde ha te shtëpia ime,”- është shprehur Bes Kallaku në emision.

(R.L/Dosja.al)

Një Koment në ““Nuk e kam thënë kurrë”, Bes Kallaku i drejtohet Agron Llakajt: Flija në karrige

  1. Nderim per artistet e medhenj

Shto Koment