Showbiz

“Nuk e harrove prej nga vjen”, Xhensila Myrtezaj falenderon Bebe Rexhën për ndihmën që dha në Bubq: I bëre të harrojnn lotët e mërzisë(FOTO)

E shoqëruar atje nga aktori i njohur i humorit Bes Kallaku dhe bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj, por jo vetëm, këngëtarja është solidarizuar dhe ka treguar se me paratë që  ka mbledhur do të ndërtojë dy shtëpi.
Featured image of article: “Nuk e harrove prej nga vjen”, Xhensila Myrtezaj falenderon Bebe Rexhën për ndihmën që dha në Bubq: I bëre të harrojnn lotët e mërzisë(FOTO) Bebe Rexha

TIRANË- Pasditen e djeshme në Shqipëri arriti  këngëtarja shqiptare  me famë botërore, Bebe Rexha e cila kishte vendosur të  shikonte të parin Bubqin një nga fshatrat e prekur nga tërmeti.

E shoqëruar atje nga aktori i njohur i humorit Bes Kallaku dhe bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj, por jo vetëm, këngëtarja është solidarizuar dhe ka treguar se me paratë që  ka mbledhur do të ndërtojë dy shtëpi.

Pas vizitës asaj atje, Xhensila ka publikuar disa foto dhe krahas tyre ka shkruar:  beberexha tha sot se prej nga vijme nuk duhet ta harrojme. Kete here jo vetem nuk e harrove prej nga vjen por erdhe per te bere te mundur qe nje familje e shkaterruar fizikisht dhe moralisht ta harrojne dhimbjen dhe lotet e merzise se ketyre diteve te kthehen ne lot gezimi per ta. @beberexha pac vec te mira ne jete. Zoti te bekofte ty edhe ata qe ishin me ty.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik. 51 persona humbën jetën, 913 u plagosën, 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. 22 persona ende janë të shtruar në spitalin e Traumës.

A.C/Dosja.al

Shto Koment