Showbiz

Nuk e dinim! Khloe Kardashian vuan prej vitesh nga kjo sëmundje, 36 vjeçarja: Kisha turp të tregoja

Ylli i ''Keeping Up with the Kardashians'' vuan nga migrena që i ka shkaktuar disa episode të tmerrshme përgjatë këtyre viteve.
Featured image of article: Nuk e dinim! Khloe Kardashian vuan prej vitesh nga kjo sëmundje, 36 vjeçarja: Kisha turp të tregoja Khloe Kardashian

AMERIKE– Familja Kardashian nuk flet shumë për anët e tyre të errëta. Vajzat e njohura detyrohen të tregojnë këto pjesë vetëm nëse dalin papritur në media, mirëpo Khloe Kardashian duket se ka vendosur të ndajë me publikun sëmundjen që e shoqëron prej vitesh.

Ylli i ”Keeping Up with the Kardashians” vuan nga migrena që i ka shkaktuar disa episode të tmerrshme përgjatë këtyre viteve.

Në një intervistë për prevention.com, Khloe tha se problemet e saj filluan kur ajo ishte vetëm 12-vjeç, por ajo u ndje shumë e turpëruar për të folur me anëtarët e familjes së saj.

Kujtoj se si jam ndjerë, por kryesisht mbaj mend se si të gjithë më thanë se nuk po ndjeja atë që ndjeja. Njerëzit gjithmonë thoshin: “Oh, është thjesht një dhimbje koke.”, tha Khloe. “Kjo është stigma e migrenës, se është vetëm një dhimbje koke. Dhe duke qenë 12 vjeç, dhe në atë kohë askush në familjen time nuk përjetonte migrenë, unë kisha turp të thoja se vuaja prej saj.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Khloe, tani 36 vjeç, tha që ajo kaloi adoleshencën e saj duke vuajtur në heshtje, teksa familjarët e linin të sëmurë në shtrat, duke mos e ditur problemin e saj.

Unë nuk mundja të ngrija kokën lart, dhe duke qenë aq e vogël, ishte diçka e frikshme,” tha ajo.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment