Showbiz

Nuk duroi dot presionin e famës! Princ Harry hap një llogari sekrete në Instagram, i zbulojnë emrin

Princ Harry është detyruar të hapë një tjetër llogari në rrjetin social Instagram me një emër të fshehtë.
Featured image of article: Nuk duroi dot presionin e famës! Princ Harry hap një llogari sekrete në Instagram, i zbulojnë emrin Prince Harry
Përditësuar:

AMERIKE– Të qënit person publik nuk duket dhe aq qejf e këtë na e tregon Princ Harry. Ai është detyruar të hapë një tjetër llogari në rrjetin social Instagram me një emër të fshehtë.

Pas llogarisë fallco në Facebook rradha është për atë të Instagramit.

Sipas reporterëve Omid Scobie and Carolyn Durand, të librit “Finding Freedom”, që po publikohet pjesë-pjesë nga The Times, Harry ka një llogari sekrete, emri i së cilës është i miksuar.

Sipas tyre, Harry e vendosi emrin e llogarisë duke u frymëzuar nga DJ i preferuar, Deadmau5 dhe emri që dikur përdorte në Facebook për të fshehur identitetin, Spike Wells.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kështu, emri i llogarisë së tij sekrete në Instagram rezultoi të jetë @SpikeyMau5.

Ndoshta në atë llogari Harry ndihet më i lirshëm dhe mund të postojë foto nga momentet private të cilat nuk do mund të publikohen në media.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment