Sport

Nuk do të udhëtojnë me ekipin në Lisbonë, zbulohen emrat e lojtarëve të Atletico Madrid të infektuar me COVID-19

Dy lojtarët e Atletico Madrid të prekur nga COVID-19, janë Angel Correa dhe Sime Versaljko. Ata nuk do të udhëtojnë me ekipin në Lisbonë, në përballjen ndaj Leipzig.
Featured image of article: Nuk do të udhëtojnë me ekipin në Lisbonë, zbulohen emrat e lojtarëve të Atletico Madrid të infektuar me COVID-19 Atletico Madrid

SPANJË -Zbulohen emrat e dy lojtarëve të Atletico Madrid të prekur nga COVID-19. Sipas Corrieredellosport, ata janë Angel Correa dhe Sime Versaljko.  Dy futbollistët rezultuan pozitiv pas testit të kryer të shtunën.

Ndërkohë e gjithë skuadra i është nënshtruar sërish testit, ku për fat të mirë kanë rezultuar negativë. Për këtë arsye, UEFA ka dhënë dritën jeshile për zhvillimin e ndeshjes ndaj Leipzig ditën e enjte, e cila do të luhet në Lisbonë dhe ishte në rrezik për t’u shtyrë më 21 gusht.

Simeone me dy lojtarët e infektuar

Versaljko dhe Correa për momentin ndodhen në shtëpi të izoluar dhe janë asimptomatikë. Correa ndër të tjera, po rekuperohet edhe nga një dëmtim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme klubi spanjoll njoftoi në një komunikatë për mediat infektimin me COVID-19 të dy lojtarëve të saj. Në komunikatë thuhej, se për dy të infektuarit, ishin vënë në dijeni, UEFA, Federata Spanjolle dhe Portugeze e Futbollit, autoritetet shëndetësore në Portugali dhe Spanjë, si dhe Këshillin e Lartë Sportiv.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment