Aktualitet

Banesa parafabrikat të gatshme/ Elvis Naçi, Arbër Hajdari dhe Rama gjejnë “zgjidhjen”, imami: Do sillen nga Turqia, kanë kosto të ulët, i rezistojnë tërmeteve

Banesa parafabrikat të gatshme, të sillen nga Turqia për banorët e prekur nga tërmeti. Kjo është një zgjidhje sipas Imamit Elvis Naçi, Arbër Hajdarit, të cilët në bashkëpunim me Ramën do të testojnë këto ndërtesa, duke sjellë disa prej tyre në Shqipëri.
Featured image of article: Banesa parafabrikat të gatshme/ Elvis Naçi, Arbër Hajdari dhe Rama gjejnë “zgjidhjen”, imami: Do sillen nga Turqia, kanë kosto të ulët, i rezistojnë tërmeteve Arber Hajdari, Elvis Naçi, Edi Rama dhe tërmeti
Përditësuar:

Tiranë– Pas tërmetit të 26 nëntorit rreth 13 mijë shqiptarë pothuajse kanë ngelur në qiell të hapur, pasi banesat e tyre kanë pësuar dëme nga lëkundjet e forta sizmike.

Por cila është zgjidhja që po mendohet për banesat e dëmtuara plotësisht?

Dy nga personat që kanë mbledhur fonde për tërmetin, imami Elvis Naci dhe Arbër Hajdari, të cilët kanë një ide konkrete për mënyrën se si mund të ndërtohen lagje të tëra në zona të goditura nga tërmeti, sidomos në Thumanë. Të dy flasin për banesa parafabrikat, të cilat mund të sillen të gatshme nga Truqia.

Imami në emisionin “Opinion” ka deklaruar se në Turqi, janë shtëpi të gatshme, ekologjike, të cilat kanë një kosto shumë të ulët dhe se nuk i gjen gjë nga tërmeti. Ai theksoi se është një zgjidhje që ato të sillen nga Turqia me 10 mln euro mund të bëhen 1000 banesa për shqiptarët.

“Ne kemi mundësi me buxhetin dhe me këtë aktual që të japim një ndihmës të shpejtë. Sepse po ta bësh një përpjesëtim, rreth 20 mijë euro një shtëpi, mesatarja, ne kemi mundësi që t’i bëjmë ata njerëz me shtëpi të re, aty ku kanë qenë. Nesër ne do të udhëtojmë për në Turqi, janë disa shtëpia specifike, ekologjike, janë shtëpi të gatshme. Kjo ka një problem, që ne i dimë se ato mund të jenë shumë të mira dhe si ndihëm është shumë e shpejtë”, u shpreh ai ndër të tjera.

Për këtë zgjidhje është edhe Arbër Hjadari, i cili nënvizon se është gjetur edhe fabrika e ndërtimit të këtyre banesave dhe kjo ide është një bashkëpunim edhe me kryeministrin  Rama.

“Kemi ardhur në këtë ide kemi gjetur fabrikë, dhe me bashkëpunimin e kryeministrit. Ne nesër do të nisim një delegacion në fabrikë për të negociuar. Ato janë shtëpia që janë beton i presuar është një teknologji ekologjike e re që perëndimi e përdor shumë, ato mundi ti bësh në përmasa sipas familjes.”, shprehet ai.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Biseda në studio

Elvis Naci: Isha në Thumanë dhe bisedova konkretisht, çfarë doni? Unë i thash, ishin një grup i madh njerëzish dhe nga ata që kishin pasur viktima. Disa donin që të qëndronin në Thumanë, një pjesë të vij në Tiranë, dikush do që të jetë në qendër të Thumanës. Njerëzit nuk po kthehen, njerëzit janë të tmerruar. Në Thumanë, flitet që janë 190 shtëpi private që janë dëmtuar nga rezultatet paraprake, të pabanueshme dhe rreth 115 apartamente. Ne kemi mundësi me buxhetin dhe me këtë aktual që të japim një ndihmës të shpejtë. Sepse po ta bësh një përpjesëtim, rreth 20 mijë euro një shtëpi, mesatarja, ne kemi mundësi që t’i bëjmë ata njerëz me shtëpi të re, aty ku kanë qenë. Nesër ne do të udhëtojmë për në Turqi, janë disa shtëpia specifike, ekologjike, janë shtëpi të gatshme. Kjo ka një problem, që ne i dimë se ato mund të jenë shumë të mira dhe si ndihëm është shumë e shpejtë. Por duhet prezantuar, se ai thotë çfarë më sollën. Ato janë shtëpi shumë funksionale, kanë një kosto më të vogël që kemi parashikuar ne, në qoftes se në themi se me 10 milionë euro do të bëjmë 500 shtëpi, këto kanë një kosto të përgjysmuar mund të bëjmë 1000 shtëpi. I kanë të gjitha kushtet, janë 80 deri 100 metra, një katëshe dhe ka forma të ndryshme. Ka një të mirë, atyre nuk u bën gjë tërmeti. Ato nuk kanë asnjë rrezik nga tërmeti. Por, unë dhe Arbëri nuk jemi specialist, prandaj është stafi atje,që nesër do të shkojë në fabrikë dhe do të bëj takime. Nëse përgjysmohet kostoja, nëse është 20 mijë euro, këto kanë një kosto më të vogël, për shkak se është fabrika që i jep me shumicë ato.

Arber Hajdari: Që në fillimin e Komitetit, pasi mbaruam takimin e parë, unë propozova dy gjëra, 1. Fillimin i restaurimit të banesave të cilat kanë nevojë për restaurim dhe 2 banesat që janë të certifikuara që fabrikat që janë në Turqi. Kemi ardhur në këtë ide kemi gjetur fabrikë, dhe me bashkëpunimin e kryeministrit. Ne nesër do të nisim një delegacion në fabrikë për të negociuar. Ato janë shtëpia që janë beton i presuar është një teknologji ekologjike e re që perëndimi e përdor shumë, ato mundi ti bësh në përmasa sipas familjes. Ne kemi menduar, që të marrim dy-tre shembuj që njerëzit ti shikojnë, ti prekin, unë jam i mendimit që mos jemi të betoni dhe te tulla se ka teknologji shumë herë m ë të mira. Ajo është e llogaritur që të bjerë e gjithë shtëpia dhe të mos e mbys njeriun brenda.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Ende nuk dihet sesi do vijojë Projekti i Rindërtimit, me banesat parafabrikat që mendohen të sillen nga Turqia, lindin shumë dyshime. A do ju pëlqejnë shqiptarëve? Kjo ngelet për t’u parë.

K.M/J.V/Dosja.al

2 Komente në “Banesa parafabrikat të gatshme/ Elvis Naçi, Arbër Hajdari dhe Rama gjejnë “zgjidhjen”, imami: Do sillen nga Turqia, kanë kosto të ulët, i rezistojnë tërmeteve

  1. Ju lutem, cfare zgjidhje eshte kjo? Po’ pse te gjitha teknollogjite te merrem ne Turqi? Por cfare po’ behemi ne nje Koloni e Turqise dhe e Erdoganit. Kjo nuk eshte e ligjshne. Shteti nuk ka te drejt e te bej kontrate per ndertimin e shtepi e private, por ti aprovoj kredine cdo qytetari qe ka patur deme materiale. Nje menyre e drejt e, korrekte dhe ligjore eshte qe tu njihet shuma per cdo banese dhe Ata done vete se cfare duan te ndertojne. Jane shtepi private dhe zgjedhin vete cfare eshte me e mira.

  2. Në këtë gjendje emergjence është ide shumë e mire dhe praktike. Njerzit janë pa shtepi…dhe shumica e banesave të shkatërruara kanë qenë të vjetra me kushte të vështira jetese.Ndaj njerzit të fituar do dalin nga kjo zgjidhje.Shume shtete me mirëqënie kanë si këto shtëpi.

Shto Koment