Showbiz

‘Nuk do marrim pjesë deri sa të ringjallet Zoti’ Deklarata e fortë e vëllezërve Prifti për Festivalin e RTSH-së

Stefi dhe Endri janë shprehur të revoltuar duke thënë se vetëm nëse ringjallet Zoti, atëherë do marrin pjesë.
Featured image of article: ‘Nuk do marrim pjesë deri sa të ringjallet Zoti’ Deklarata e fortë e vëllezërve Prifti për Festivalin e RTSH-së Endri dhe Stefi Prifti

TIRANE– Vëllezërit korçarë, Stefi dhe Endri Prifti duket se nuk kanë pasur një eksperiencë të mirë me Festivalin e këngës në RTSH. Madje dyshja as nuk e ka në mend që të konkurojë sërish aty.

Themi këtë pasi teksa kanë qenë të ftuar në “Ora Verore” në RTV Ora janë pyetur edhe nëse këtë vit do të marrin apo jo pjesë në Festivalin e RTSH-së.

Stefi dhe Endri janë shprehur të revoltuar duke thënë se vetëm nëse ringjallet Zoti, atëherë do marrin pjesë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse nuk ndërgjegjësohet juria e festivalit, nuk do marrim pjesë asnjëherë. Deri sa të ringjallet Zoti përsëri, atëherë marrin fund në shqipëri këto probleme’, është shprehur Endri.

Kujtojmë se dyshja më parë e kanë quajtur festivalin të korruptuar dhe komunist.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment