PolitikeRajoni

“Nuk do kandidojë për president për shkak të gjendjes time”/  Mustafa: Nuk përjashtohet qeverisja me VV

Mustafa ka thënë se bashkëqeverisjen me VV e mendon si një çështje të bashkëpunimit në fusha që janë elementare dhe shumë të rëndësishme për Kosovën.
Featured image of article: “Nuk do kandidojë për president për shkak të gjendjes time”/  Mustafa: Nuk përjashtohet qeverisja me VV Isa Mustafa

KOSOVË– Kryetari i Partisë Lidhja Demokratike në Kosovë,  Isa Mustafa deklaroi në e nuk e përjashton mundësinë e një qeverisje me Vetëvendosjen, madje dhe me Albin Kurtin si kryeministër. I ftuar në “Çim Peka Live”, Mustafa ka thënë se bashkëqeverisjen me VV e mendon si një çështje të bashkëpunimit në fusha që janë elementare dhe shumë të rëndësishme për Kosovën.

Sa i përket çështjes së presidentit, ai tha se ajo është diskutuar dhe është përpjekur të gjendet gjuha e përbashkët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ka njerëz që mendojnë se një qeverisje me VV është e mundshme. Një qeverisje me VV nuk është e pamundur. Ne do dëshironim ta kishim kryeministrin, por mbetemi të hapur që nesër të flasim edhe me Vetëvendosjen dhe subjekte të tjera. Do doja që qeverisja LDK-VV të vazhdonte, por jemi larg besimit reciprok. Ne si LDK kemi gabuar kur kemi vendosur vija të kuqe për subjektet e tjera, pasi nuk e kemi situatën si në Tiranë ku janë dy parti të mëdha. Bashkëqeverisjen e mendojmë si një çështje të bashkëpunimit në fusha që i mendojmë se janë elementare dhe shumë të rëndësishme për Kosovën. Por nuk e kemi diskutuar me VV. Ka pasur këmbëngulje nga zoti Haradinaj që të jetë kandidat dhe që ta përkrahim, Tani për tani e përjashtoj si mundësi që të jem si kandidat si president për shkak të gjendjes sime. Ne si LDK kemi kuadro që mund ta bëjnë këtë punë me përgjegjësi të plotë,” tha Mustafa.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment