Politike

“Nuk do  jetë karta jonë e zgjedhur…”/ Spiropali: Brenda dhjetorit përfundojnë 500 shtëpi individuale

Spiropali ka thënë se të gjitha shtëpitë që janë premtuar do të ndërtohen dhe sipas saj qytetarët e prekur nga tërmeti nuk do ngelen në baltë. 
Featured image of article: “Nuk do  jetë karta jonë e zgjedhur…”/ Spiropali: Brenda dhjetorit përfundojnë 500 shtëpi individuale Elisa Spiropali
Përditësuar:

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali u shpreh se brenda dhjetorit përfundojnë 500 shtëpi individuale. E ftuar në emisionin “PolitikoOn”, Spiropali ka thënë se të gjitha shtëpitë që janë premtuar do të ndërtohen dhe sipas saj qytetarët e prekur nga tërmeti nuk do ngelen në baltë.

“PS nuk do të ketë as stanjacion, as revolucion, por vetëm fitore. Këtë mund ta nxirrni me 26 prill. Brenda dhjetorit përfundojnë 500 shtëpi individuale. Të gjitha shtëpitë që kemi premtuar do të bëhen dhe të gjithë qytetarët nuk do t’i lëmë vetëm. Të jeni të sigurt që rindërtimi nuk do të jetë karta jonë e zgjedhur se nuk zgjodhëm të kishim një tërmet dhe një pandemi, por do të gjykohemi për reagimin që kemi bërë. Kemi pasur një reagim rekord dhe të përgjegjshëm. “-ka thënë ajo. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.k.dosja.al)

Shto Koment