
KOSOVË– Ditën e sotme Alban Krasniqi nga Vetëvendosjes, bashkëshorti i Ministres së Drjetësisë të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij në institucionet në vend nuk do tia hedh paq me lojën e rrezikshme që po tentojnë të luajnë.
Ndër të tjera Krasniqi në postimin e tij në rrjetin social Facebook u shpreh se në këtë gropë do të bien brenda vet ata që po e hapin.

“Nuk do ia hedh paq as Thaçi e as piunët e tij institucional. Loja e rrezikshme që po tentohet të luhet me parimet dhe rregullat e demokracisë është gropa në të cilën të parët do bien ata që po e hapin. Askush nuk është i paprekshëm kur i shërben krimit politik duke cenuar rëndë demokracinë. Nuk do ndalemi! Deri në çkapjen e shtetit! Deri në bërjen e republikës!”- ka shkruar Krasniqi.

Ndërsa në një tjetër postim Krasniqi ka thënë se nëse dikush do të tentojë të ndihmojë Thaçin dhe Mustafën për votat do të shkatojë një revoltë të madhe qytetare.
“Kushdo që tenton ta shpëtojë Hashimin dhe Isën duke i fut duart në kushtetutë le ta dinë që ka me u përballë revoltë masive qytetare. ZGJEDHJE PO – VJEDHJE JO!”- ka shkruar ai.
A.C/Dosja.al