Sport

“Nuk do e bëja pas atij veprimi të tifozëve, por…”, Mourinho flet për momentin kur vendosi të linte Interin për Realin

"Doja të shkoja në Madrid. Më kanë kërkuar edhe kur isha te Chelsea. I kisha refuzuar dy herë. Reali nuk refuzohet tri herë"
Featured image of article: “Nuk do e bëja pas atij veprimi të tifozëve, por…”, Mourinho flet për momentin kur vendosi të linte Interin për Realin Ozil dhe Mourinho, kur ishin te Reali

“A e dini se kam 10 vite që ende flas me shoferin e autobusit të Interit? Atje isha si në një familje. Nëse do të isha kthyer në Milano pas finales në Madrid, me tifozët që thërrisnin emrin tim, ndoshta nuk do të kisha arritur të largohesha nga Interi”.

Kjo është deklarata emocionuese e trajnerit Jose Mourinho, duke iu referuar largimit nga Interi. Ai fitoi tripletën në vitin 2010, por më pas kaloi te Real Madrid.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk kisha nënshkruar akoma me Realin. Lajmet se dikush nga Madridi erdhi tek unë pas finales me Bayernin në 2010 ia futin kot. Doja të shkoja në Madrid. Më kanë kërkuar edhe kur isha te Chelsea. I kisha refuzuar dy herë. Reali nuk refuzohet tri herë”, ka thënë Mou.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment