Sport

“Nuk do bëj më gabime si Alaves”, De Biasi tregon pse e la Shqipërinë

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare rrëfehet në kohë karantine
Featured image of article: “Nuk do bëj më gabime si Alaves”, De Biasi tregon pse e la Shqipërinë Gianni de Biasi

Gianni de Biasi sot ka dhënë një intervistë për gazetarin Gianluca di Marzio. Ai ka theksuar se gabime si Alaves nuk do të ketë më në karrierën e tij dhe se koronavirusi i ka prishur punë për gjetjen e një skuadre të re.

“Nuk ishte e lehtë të punoja me Shqipërinë, pasi i takoja shumë rrallë lojtarët. U largova, sepse mbaroi një farë cikli dhe ishim të tretët në renditje. Gjithsesi, përpara kishim ekipe si Spanja dhe Italia. Mendova që do të ishte më mirë, që pasardhësi im të niste punën për të pasur më shumë ndeshje në dispozicion”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Më mungonte motivimi dhe doja ta ndjeja veten të rëndësishëm ose në piedestal. Sigurisht, për punën që bëra mora edhe mirënjohje nga shteti. E ardhmja? Gabime si Alaves nuk do të bëj më. Ata nuk kuptonin nga futbolli. Kisha shanse për të shkuar në Iran, por koronavirusi na prishi planet”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment