Politike

“Nuk dinte ku kishte zonën elektorale”, Salianji debat me Mentor Kikinë: Nuk më bën përshtypje një idiot

Sipas Salianjit, deputetët e rinj të opozitës janë refuzuar nga qytetarët. Ai tha se ata janë njerëz të vendosur nga partitë aleate si pasojë e në marrëveshje të nxituar.
Featured image of article: “Nuk dinte ku kishte zonën elektorale”, Salianji debat me Mentor Kikinë: Nuk më bën përshtypje një idiot Mentor Kikia, Beti Njuma dhe Ervin Salianji

TIRANË- Gazetari Mentor Kikia dhe ish-deputeti Ervin Salianji kanë debatuar në studion e lajmeve në RTV Ora. Kikia i konsideron deputetët karagjozë që paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Duke iu referuar ish-deputetit Salianji, Kikia tha se edhe ish-deputeti i PD nuk e dinte ku e kishte zonën elektorale.

Kikia: Edhe zoti Salianji ishte i emëruar, nuk ishte i zgjedhur dhe zoti Salianji nuk e dinte ku e kishte zonën elektorale. Sot kishte një skenë qesharake që u zhvillua në parlament. Agjenda ishte hallet e qytetarëve, sot deputetet duhet të raportonin çfarë problemesh kishin hasur  qytetarët në zonat e tyre elektorale, por asnjë prej tyre nuk e di ku e ka zonën. Janë karagjozë, përfshi edhe listën rezerve të PD e mbushur me karagjozë që sot paguhen me taksat tona dhe nuk kanë bërë një lekë punë. Unë nuk e di pse duhet të paguhen ata njerëz.

Sipas Salianjit, deputetët e rinj të opozitës janë refuzuar nga qytetarët. Ai tha se ata janë njerëz të vendosur nga partitë aleate si pasojë e në marrëveshje të nxituar.

Salianji: Këto nuk qëndrojnë fare, ky përgjithësimi që janë të gjithë njësoj nuk shkon. Shumica e atyre dhe ata që janë bërë qesharak janë nga partia aleate. Për shkak të një marrëveshje të nxituar në maj u detyruan të hyjnë në partinë tonë. Por ne po flasim për kriminelë, njerëz që janë vendosur vetëm për këtë qëllim. I vendosi kriminel për të kërcënuar votuesin. Ne kemi dalë nga parlamenti ata janë njerëz që qytetarët na i kanë refuzuar. Ata nuk janë zgjedhur nga qytetarët janë futur për shkak të një mekanizmi që i duhen Ramës. Ata janë njerëz që janë vendosur nga partitë aleate. Nuk më bën përshtypje mua një idiot që është aty që ka hyrë aty dhe është analfabet më shumë sesa këta që merren me krimin. Ne kemi vendosur mekanizmat tona.

(Marrë nga RTV Ora)

Shto Koment