Jete & Stil

Nuk dini ç’të merrni me vete? Ja 11 këshilla fantastike si të rregulloni valixhen tuaj të pushimeve!

Kur vjen koha e plazhit por edhe kur nisemi për pushime të tjera, gjithmonë stresohemi sesi ta rregullojmë valixhen. Duke qenë se na duhet të marrim me vete shumë rroba, aksesorë dhe gjërat tona më të nevojshme përfshirë dhe ilaçe, valixhja jonë e pushimeve bëhet një lëmsh i vërtetë. Mos u shqetësoni, lexoni më poshtë 11 këshillat që do j'ua bëjnë më të lehtë sistemimin e valixhes.
Featured image of article: Nuk dini ç’të merrni me vete? Ja 11 këshilla fantastike si të rregulloni valixhen tuaj të pushimeve! Foto ilustruese
Përditësuar:

TIRANË-Gjithmonë është pak bezdisëse pjesa e sistemimit të rrobave në valixhe kur nisemi për pushime. Duke qenë se na duhet të marrim me vete shumë rroba, aksesorë dhe gjërat tona më të nevoshme përfshirë dhe ilaçe, valixhja jonë e pushimeve bëhet një lëmsh i vërtetë.

Por mos u shqetësoni sepse ekzistojnë disa mënyra fantastike sesi ju të palosni çdo rrobë dhe të keni brenda valixhes tuaj çdo gjë që ju nevojitet.

Dosja.al sot në këtë artikull do t’iu tregojë 11 shembuj sesi të hiqni stresin e rregullimit të valixhes shumë lehtë dhe pa u lodhur.

Pasi të lexoni shembujt më poshtë mos i harroni asnjëherë, dhe kështu gjithmonë udhëtimet tuaja do të jenë të bukura dhe pa stres.

Mos i palosni rrobat në përmasa të mëdha, por mundohuni t’i mbështillni sa më shumë për të krijuar hapësirë.

Në këtë mënyrë, ju sigurojmë që edhe një valixhe e ngushtë mund të mbajë me lehtësi 3 palë pantallona, një fund, 3 palë pantallona noramle, 2 palë rroba banje, 3 kostume verore, 10 kanotjere dhe  5 këmisha.

Përdorni çanta vakumi

Çantat e vakumit janë fanstastike për paketimin e rrobave dhe objekteve të rënda, si xhaketa, rrobat e fëmijëve, lodrat prej plastike. Një metodë e tillë paketimi, do t’ju kursejë një hapësirë ​​serioze.

Palosni dhe  rendisni rrobat në formën e piramidës

Nuk ka vend për një çadër me bisht që nuk paloset në valixhe

Nëse ndodh që të kesh një ombrellë të madhe, më mirë lëre në shtëpi. Në vend të saj shumë mirë mund të merrni me vete një mushama sepse ajo do t’iu zërë më pak vend.

Mbani me vete shishe të vogla për make-up, evitoni shishet e mëdha

Vajzave përgjithësisht ju zë shumë vend në valixhe çanta me produktet e make-up. Prandaj për të krijuar më shumë hapësirë mënyra më e mirë është të përdorni shishet e vogla.

Pak gjëra të vogla në mënyrë të drejtë

Për aksesorët dhe bizhutë, duhet të keni kuti të vogal të veçanta për t’i sistemuar mirë pasi nëse i vendosni të shpërndara mes rrobave tjera, me shumë mundësi mund t’iu prishen.

Përdorni varëse rrobash, në mënyrë që rrobat më të veçanta të qëndrojnë të hekurosura mirë

Jo kutinë e ndihmës së shpejtë me vete, ndani dhe merrni vetëm ata që kanë më shumë rëndësi.

Mos lejoni hapësira boshe

Kur niseni për pushime duhet të llogarisni edhe rrobat apo surverniret që mund të blini në vendin që vizitoni, prandaj krijoni dhe lini pak hapësirë në valixhen tuaj, duke futut në vend të rrobave, letra të panevojshme që më vonë do ju lirojë vendin gjërave që ju do të blini.

 Merrni vetëm atë që është me të vërtetë e dobishme

 

Gjërat si kamera, tharësja e flokëve dhe udhëzuesit e udhëtimit duhet t’i lini në shtëpi pasi nuk janë të nevojshme t’i merrni me vete. Përsa i përket aparatit fotografik, sot kemi smartfonët që janë shumë të avancuar për cilësinë e fotove.

E njëjta gjë vlen edhe për pantofla plazhi, syze zhytjeje, kremra dielli, lodra për fëmijë dhe kapele kashte, të gjitha këto artikuj mund të blihen sapo të arrini në destinacionin tuaj të pushimeve.

Ka edhe mënyra të tjera për të paketuar sendet tuaja

Marrë dhe pështatur nga Brightside

A.C.Dosja.al

Shto Koment