Politike

S’dëgjojnë më as Pëllumb Piperon, familjarët e të prekurve me COVID-19 ‘kapen’ me mjekun. Reagon ashpër presidenti Meta: Reflektim!

Presidenti i vendit, Ilir Meta shkruan se pamjet janë shqetësuese dhe kërkojnë reflektim të menjëherëshëm nga instancat përkatëse.
Featured image of article: S’dëgjojnë më as Pëllumb Piperon, familjarët e të prekurve me COVID-19 ‘kapen’ me mjekun. Reagon ashpër presidenti Meta: Reflektim! Pamje nga Infektivi

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shpërndarë disa foto të familjarëve të personave të prekur nga pandemia e koronavirusit. Me anë të një statusi në Facebook, Meta shkruan se pamjet janë shqetësuese dhe kërkojnë reflektim të menjëherëshëm nga instancat përkatëse.

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm,”-shkruan Meta. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në foto duket qartë mjeku Pëllumb Pipero, i cili ka dalë jashtë për të komunikuar me të gjithë të afërmit e të shtruarve, ndërkohë që ata qëndrojnë në distancë disa metra larg tij. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment