Kulture

‘Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas…’, komedia që do t’iu shoqërojë në Teatrin Eksperimental

Komedia që tërhoqi publikun e Tiranës në sallën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Featured image of article: ‘Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas…’, komedia që do t’iu shoqërojë në Teatrin Eksperimental Shfaqja, 'Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas' .

TIRANË- Kjo fundjavë nisi ndryshe në kryeqytet. Skena e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ‘u pushtua’ nga publiku për të shijuar komedinë më të re.

Komedia “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” sjell tek publiku humorin fin dhe dramën e brendshme të personave me aftësi të kufizuara në përpjekjen e tyre për të jetuar, dashuruar, punuar normalisht si të tjerët.

Mesazhet e forta sensibilizuese ndaj shoqërisë që duhet ta mbështesë e ta konsiderojë këtë kategori, në bashkëjetëse normale me ta.

Vepra e shkruar nga autori grek, Yorgos Theodosiadis vjen në Teatrin Eksperimental nën regjinw e Donard Hasanit e Valdrin Hasanit (mbështetur nga Bashkia e Tiranës, e Fierit e nga Raiffeisen Bank).

Komedia do të vazhdojë të shfaqet në datat 12-13-14-15-16 qershor.

L.K/Dosja.al

Shto Koment