Politike

‘Nuk dëgjohet qartë!’/ Dje u rrëzuan dekretet e Metës, Shameti nuk kuptohet, Ulsi Manja ‘kap’ gjithçka, i mat fjalën me kronometër: E kalove…

ISP ka publikuar foton e process-verbalit të mbledhjes duke vënënë dukje parregullsitë që kanë ndodhur. Siç shihet, vetëm në një faqe ka 12 raste mes një bisedë me deputetit Adnor Shameti dhe Ulsi Manjës nuk kuptohet se çfarë është dhënë. Madje në dokumentin zyrtar shkruhet: Nuk dëgjohet qartë.
Featured image of article: ‘Nuk dëgjohet qartë!’/ Dje u rrëzuan dekretet e Metës, Shameti nuk kuptohet, Ulsi Manja ‘kap’ gjithçka, i mat fjalën me kronometër: E kalove… Adnor Shameti dhe Ulsi Manja

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë vijon me punën pavarësishrt situatës së krijuar nga koronavirusi në vend. Komision i Ligjeve dje ka rrëzuar dy dekretet për kthim ligjesh të Presidentit Ilir Meta, të cilët ishin paketa KÇK dhe kalimi i pronave. Për të mos u takuar përballë me njëri-tjetrin, deputetët e maxhoranës dhe opozitës komunikojnë nëpërmjet platformave që lejojnë takimet online.

Mirëpo jo çdo që shkon “vaj”….

Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka publikuar foton e process-verbalit të mbledhjes duke vënënë dukje parregullsitë që kanë ndodhur. Siç shihet, vetëm në një faqe ka 12 raste mes një bisedë me deputetit Adnor Shameti dhe Ulsi Manjës nuk kuptohet se çfarë është dhënë. Madje në dokumentin zyrtar shkruhet: Nuk dëgjohet qartë. Mirëpo Manja duket se e ka kuptuar gjithë çfarë ka thënë kolegu lidhur me ligjin, duke kërkuar edhe replika nga të tjerët.

“Faleminderit, zoti Shameti! Në fakt, e ke kaluar me 1 minutë e 15 sekonda, se zakonisht ti nuk e kalon 5 minutëshin, kështu që je në rregull. Ka pyetje nga kolegët?,”-është shprehur Manja.

Mbledhja

Më tej, ISP ka ngritur dyshimet lidhur mbi parregullsitë që mund të krijohen nga punimet online të Kuvendit duke marrë parasysh se të pranishme nuk kanë qënë as mediat dhe nuk është publikuar asnjë pamje nga mbledhja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Media nuk ka pasur aksesin e nevojshëm për verifikimin e mbledhjeve, debateve dhe vendimmarrjes, edhe në raste të tilla me rëndësi, siç ishin rrëzimi i dy dekreteve për ligjet e mësipërme, për të cilat shoqëria civile vazhdimisht ka ngritur shqetësime. Praktika e punës online e Kuvendit është një situatë e imponuar, por në Shqipëri nuk ka përvojë dhe në një vend ku standardet e transparencës janë minimale, kjo praktikë mund të ndikojë në thellim të cenimit edhe më tej të këtyre standardeve,“-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e ISP-së. 

POSTIMI I PLOTË:

Kuvendi i Shqipërisë vijon aktivitetin dhe vendimmarrjen përmes komunikimit online. Komisionet kryesore në Kuvend rrëzuan dje dy dekrete për kthim ligjesh të Presidentit, ai i njohur si ligji KÇK dhe ai për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë. Duke qenë nisma politike të qeverisë ishte e pritshme që Kuvendi me mazhorancën absolute që ka të votonte kundër, pavarësisht nëse Kuvendi punon rregullit apo në situatë të jashtëzakonshme. Vendimmarrjet në parlament kanë detyrimin ligjor e kushtetues të respektojnë praktikat e mira parlamentare dhe të jenë transparente. Shqetësimi i ngritur javën e kaluar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) mbi parregullsitë që mund të krijohen nga punimet online dhe apeli që Kuvendi të zhvillojë punime live të verifikueshme për cilindo që ka interes në monitorimin e ndjekjen e tyre, fatkeqësisht rezultoi se nuk është marrë në konsideratë nga Kuvendi. Ndaj, edhe në raportimet e djeshme në mediat televizive asnjë prej tyre nuk kishte pamje filmike ilustruese, një tregues se media nuk ka pasur aksesin e nevojshëm për verifikimin e mbledhjeve, debateve dhe vendimmarrjes, edhe në raste të tilla me rëndësi, siç ishin rrëzimi i dy dekreteve për ligjet e mësipërme, për të cilat shoqëria civile vazhdimisht ka ngritur shqetësime. Praktika e punës online e Kuvendit është një situatë e imponuar, por në Shqipëri nuk ka përvojë dhe në një vend ku standardet e transparencës janë minimale, kjo praktikë mund të ndikojë në thellim të cenimit edhe më tej të këtyre standardeve. ISP po ju paraqet sot një ilustrim nga mbledhja e parafundit e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, komisioni më i rëndësishëm në procedurën parlamentare. Siç shihet, vetëm në një faqe ka 12 raste kur fjalitë & fjalët e relatorit të ligjit mungojnë, nuk dëgjohen ose nuk kuptohen. Ky është një dokument zyrtar dhe nëse praktika të tilla vijojnë në këtë formë, dokumenti humbet vlerën e të qenit zyrtar, aktet e miratuara humbasin vlerën e praktikës ligjore dhe vetë Kuvendi humbet shumë në besueshmërinë e punimeve dhe të produkteve ligjore të tij. ISP, si organizatë monitoruese për aktivitetin parlamentar, për nxjerrjen e akteve ligjore dhe për respektimin e Kodit të Etikës në Kuvend, uron që ky të jetë rast i izoluar dhe që alibitë mbi çështjet teknike të mos kthehen në kosto për transparencën dhe detyrimet ligjore të Kuvendit. Gjithashtu ISP apelon Kuvendin që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar transparencë mbi mbledhjet, debatet, aktet dhe gjithë elementët e tjerë të vendimmarrjes parlamentare në komisione dhe në seancën e ardhshme plenare. Kjo është minimumi i standardeve që një parlament duhet të përmbushë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment