Aktualitet

Nuk besonte te COVID-19, burri në Amerikë humb gruan për shkak të koronavirusit

Një grua ka humbur jetën në SHBA, pasi nuk besonte te COVID-19. Ajo dhe bashkëshorti i saj kishin lexuar informacione në rrjet, se virusi është i rremë dhe nuk ekziston.
Featured image of article: Nuk besonte te COVID-19, burri në Amerikë humb gruan për shkak të koronavirusit Çifti me COVID-19

SHBA-Një taksist në Florida të SHBA-ve, i cili besonte se COVID-19 ishte mashtrim, humbi jetën për shkak të virusit. Brian Lee Hitchens dhe bashkëshortja e tij Erin, kishin lexuar në rrjetet sociale, se virusi është i fabrikuar, apo i lidhur me antenat 5G.

Çifti nuk ndiqte udhëzimet e autoriteteve të shëndetësisë dhe as nuk kërkuan ndihmë kur iu shfaqën pasojat e para në maj. Brian arriti që ta mposhte virusin, por bashkëshortja e tij ndërroi jetë, pasi vuante edhe nga probleme me zemrën.

Brian ndërkohë foli për BBC në korrik, në lidhje me një investigim për dezinformimim në lidhje me koronavirusin, ndërkohë që gruaja e tij, ishte në ventilim. Viktima Erin ishte pastore, kishte probleme me shëndetin dhe vuante nga astma dhe çrregullimet e gjumit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pavarësisht se u prek nga COVID-19, Brian vijoi të punonte si taksist, për të siguruar ilaçet për bashkëshorten e tij, ndërkohë që nuk ruante as distancën sociale dhe as nuk mbante maske. Gjithashtu ata nuk kërkuan ndihmë, në momentin që u diagnostifikuan  me COVID-19.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

(g.sh./dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment