Politike

“Nuk bëhet fjalë për ndryshim sistemi”/ Rama sqaron vendimin: Kërkesat e opozitës, mekanizma korrektues

VIDEO
Kryeministri Edi Rama u shpreh se kërkesat që opozita parlamentare ka bërë janë thjesht mekanizma korrektues të sistemit aktual. Sipas kryeministrit, nga marrëveshja e 5 qershorit do të preket vetëm KQZ-ja. Më tej ai shtoi, se edhe Venecia e sqaron qartë, se rregullimi në kod është në diskrecionin e vendimmarrjes.
Featured image of article: “Nuk bëhet fjalë për ndryshim sistemi”/ Rama sqaron vendimin: Kërkesat e opozitës, mekanizma korrektues Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në një konferencë për shtyp është shprehur se pranimi i kërkesave të opozitës së re nuk do të thotë që po ndryshohet sistemi. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se kërkesat që opozita parlamentare ka bërë janë thjesht mekanizma korrektues të sistemit aktual. 

“Nuk bëhet fjalë për ndryshim sistemi, nuk është opinion personal por deklaratave të Venecias; ku thotë se janë tre elementë thelbësore të sistemit. Janë sistemi në vetëvete dhe kjo nuk preket. Ndryshimi i zonave zgjedhore dhe KQZ-ja. Vetëm KQZ preket si rezultat i marrëveshjes së 5 qeshorit. Është produkt i konsensusit të 5 qershorit. Unë u them që është një ndryshim esencial se hapja e listave, s’ka pengesë të bëjmë diçka tjetër. Venecia e sqaron qartë që nuk është absolute ajo që parathuhet dhe rregullimi në Kod i këtij ndryshimi është në diskrecionin e vendimmarrjes. Nga ana tjetër, organizata të tjera çështje si lista të hapur etj i konsiderojnë si mekanizma korrektues. Sistemi nuk preket, por sistemi korrigjohet. E fundit që kam është lidhja e këtij procesi dhe vënia e kujës se duke u prishur marrëveshja e 5 qershorit, po bëhet diçka kriminale ëshët e pabazë. Nuk preket nga ne dhe këtu është ngërçi i vetëm që kemi nga opozita parlamentare që të mos insistojnë në ndërhyrje për administrimin e zgjedhjeve. Janë kundër që numërimi i votave të bëhet nga partitë politike, as mua s’më pëlqen kështu që nuk ka alibi për garanci. Të gjitha rregullat e lojës janë vendosur bashkarisht dhe do të zbatohen bashkarisht,”-tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp, një orë pasi Komisioni i Ligjeve, me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit. Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.

(k.m;f.g/dosja.al)

Shto Koment