Politike

“Nuk bëhen me referendume!”/ Blushi-Ramës: Ke frikë nga populli sepse e fiton edhe të tretin, sovraniteti i përket atij

Përmes një statusi në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi shkruan se populli shqiptar i ka fituar dy referendume dhe dotta fitojë edhe të tretin.
Featured image of article: “Nuk bëhen me referendume!”/ Blushi-Ramës: Ke frikë nga populli sepse e fiton edhe të tretin, sovraniteti i përket atij Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit

TIRANË– Presidenca ka reaguar sërish pasi kryeministri Edi Rama tha se asnjë lloj ndryshimi nuk bëhet me referendume.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi shkruan se populli shqiptar i ka fituar dy referendume dhe dotta fitojë edhe të tretin.

Ndër të tjera, Blushi shton se sovraniteti i përket popullit dhe se kryeministri s;duhet të ketë frikë prej tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“PSE KAQ FRIKË NGA POPULLI?Në Shqipëri kanë ndodhur DY REFERENDUME dhe në të dyja herët ka fituar POPULLI.Padyshim edhe REFERENDUMIN E TRETË DO TA FITOJË POPULLI.Sepse në Republikën e Shqipërisë, SOVRANITETI I PËRKET POPULLIT dhe vetëm atij.MOS KINI FRIKË NGA POPULLI!”- shkruan Blushi. 

Kryeministri Edi Rama, më herët, përmes një reagimi në Tëitter u shpreh se në Shqipëri do hapen listat me ligj e me karton dhe jo me referendum, pasi sipas Ramës kjo gjë nuk ka ndodhur asgjëkundi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment