Aktualitet

Nuk anulohen provimet e Maturës, Besa Shahini: Shkollat do hapen vetëm për klasat e 12-ta

VIDEO
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha data më e përafërt e rikthimit është 11 maji, ndërsa mësimi do të vijojë deri më datë 29.
Featured image of article: Nuk anulohen provimet e Maturës, Besa Shahini: Shkollat do hapen vetëm për klasat e 12-ta

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë me dije lajmin se vetëm klasat e 12-ta do të rikthehen për mësim në shkolla. Sipas saj, data më e përafërt e rikthimit është 11 maji, ndërsa mësimi do të vijojë deri më datë 29.

Kemi vendosur që të hapim shkollat për klasat e 12-ta për programin e maturës. Data më e përafërt është 11 maji. Do të ketë vetëm leksione për lëndët e maturës. Mësimin nga shtëpia do ta mbyllim 2 javë më herët që mësuesit të kenë mundësi të përmbushin veprimet e tyre adminsitratieve, hedhjen e notave dhe plotësimin e regjistrave,”-tha ajo. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këto deklarata ministrja i bëri teksa ka treguar planin e qeverisë për vijimin e vitit shkollor. Shahini në një deklaratë bëri me dije se nuk do të zhvillohen provimet e lirimit, por vetëm ato të Maturës. Po ashtu ajo bëri me dije se mësimi do të vijohet online deri në 29 maj.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment