Aktualitet

“Nuhati një nga zagarët”/ Zbardhet dëshmia e gjuetarit që gjeti eshtrat tek Mali me Gropa: Ishte një kafkë njeriu…

Në dosjen e zbardhur nga Report TV, shkruhet se gjuetari ka qenë bashkë me dy qentë e tij zagarë atë ditë. Një nga kafshët ka nuhatur erën e kockave dhe ka nisur të gërrmojë tokën. Aty ai ka zbuluar se ishte një kafkë njeriu dhe më pas, zagari ka nxjerrë në pah të tjera kocka.
Featured image of article: “Nuhati një nga zagarët”/ Zbardhet dëshmia e gjuetarit që gjeti eshtrat tek Mali me Gropa: Ishte një kafkë njeriu… Eglantina Buci

TIRANË– Gjuetari që gjeti eshtrat tek Mali me Gropa, dy vite pas masakrimit të Eglantina Bucit ka marrë me njëherë në telefon policinë.

Në dosjen e zbardhur nga Report TV, shkruhet se gjuetari ka qenë bashkë me dy qentë e tij zagarë atë ditë. Një nga kafshët ka nuhatur erën e kockave dhe ka nisur të gërrmojë tokën. Aty ai ka zbuluar se ishte një kafkë njeriu dhe më pas, zagari ka nxjerrë në pah të tjera kocka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

D.Ç: Më 13 shtator 2012 isha për gjueti në malin e fshatit Fag, pata me vete dy zagarë. Njëri prej tyre po nuhaste në një vend ku kishte një kafkë njeriu. Aty kishte dhe disa eshtra. Njoftova menjëherë policinë”, mësohet të ketë thënë gjuetari.

(f.m.dosja.al)

Shto Koment